Latest Posts
Browsing Category "Kuriozitete"

12 Sekretet e mëdha të harruara nga njerëzimi

- No Comments
Sa më shumë që mësoj rreth jetës, aq më shumë e kuptoj diçka: Mallkimi më i madh i njeriut modern është Harresa. Si një sëmundje ngjitëse, harresa ka depërtuar përmes qënies dhe bëmave të njeriut. Individualisht, kolektivisht, historikish dhe në mënyrë kulturore, jemi të lidhur me harresën.
Jo vetëm që kemi harruar të shkuarën tonë, por edhe vendin në të tashmen dhe përgjegjësitë për të ardhmen. Në nivelin personal, niveli jonë i vetëdijes i bazuar në ego na mban në këtë gjendje harrese – për të shkatërruar lidhjen tonë si qënie me çdo gjë tjetër në univers. Në nivelin kolektiv, kjo harresë çohet përpara dhe riforcohet nga mjetet kulturore e shoqërore – duke na magjepsur me një realitet të pavetëdijshëm konsumit, jetë jo-autentike dhe një mendje materialiste.
Ana pozitive e kësaj është se të gjithë kemi mundësinë të rikujtojmë dhe të rilidhemi me veten tonë dhe me universin.
Ja ku është një listë e gjërave që besoj që i kemi harruar, ose më mirë, një listë e gjërave që duhen mbajtur mend:

1. Harruam vendin tonë në botën natyrore:

Gjatë 200 viteve të fundit jemi shkëputur nga natyra. Kemi keqpërdorur, prishur, konsumuar dhe tentuar të kontrollojmë natyrën, vetëm për të ushqyer lakminë dhe mosngopjen tonë, të drejtuar nga marrëzia personale. U përpoqëm tu distanconim nga ciklet natyrore të jetës. Harruam të dëgjojmë dhe të kuptojmë ritmet dhe ciklet e tokës – shenjat e saj dhe gjuhën e saj. Harruam të ndiqnim rrugën e natyrës dhe të jetonim në ekuilibër me të.

2. Harruam lidhjen tonë me universin dhe jetën:

Duke u shkëputur nga natyra, harruam që jemi të lidhur thellë me të dhe me ciklet e universit. Vetëm disa fise jashtë “qytetërimit”, që ndjekin rrugët trashigimore të lashta, e kanë ruajtur dhe respektuar këtë lidhje. Ne, në anën tjetër, kemi krijuar një ide ndarjeje, e cila na ka sjellë ku jemi sot. Harruam që e gjithë vetëdija e njerëzve dhe qënieve tjera është e ndërlidhur në një kërcim të mrekullueshëm.

3. Harruam dijet e lashta:

Harruam dijet tona të lashta. Në rrugën për dijet shkencore nëpërmjet racionalizmit të mendjeve tona, harruam dijet që burojnë nga hapja e zemrës. Harruam historitë e vjetra dhe mençurinë e lashtë që kaloi dorë më dorë, që nga vështruesit dhe të mençurit e parë, që jetuan në harmoni me universin.

4. Harruam rrugën tonë dhe ëndrrat tona

Duke ikur larg rrugës tonë të brendshme, harruam të ëndërrojmë ëndrrën e jetës. Më e rëndësishme, harruam  se si të zgjohemi nga ëndrra për të parë natyrën tonë të vërtetë, si bashkë-krijues të jetës- si ëndërrimtarë. Harruam që kemi fuqinë për të realizuar ëndrrat duke përdorur fuqinë e synimit për të manifestuar ëndrrat tona.

5. Harruam qëllimin tonë

Me tepër shumë muhabete koti, zhurma dhe hutime në këtë realitet, harruam se për çfarë jemi këtu. Harruam qëllimin tonë. Tani kemi ngecur në realitetin e krijuar prej nesh. Humbëm idenë e veçantisë tonë, atë shkëndijën e brendshme që na drejton drejt lumturisë dhe kuptimit të asaj që jemi. Harruam që jemi qënie spirituale me një formë fizike, të lidhur me universin.

6. Harruam se çdo gjë është Dashuri:

Ky mbase është misteri më i thellë i gjithçkaje, të cilin vetëm pak veta e kuptojnë. E vërteta është e fshehur diku thellë tek ne. E kemi ditur, por kohët e fundit kemi harruar shumë. Harruam që gjithçka në univers është energji dhe vetëdije dhe se dashuria është fabrika që mban gjallë këtë ekzistencë dhe këtë vetëdije.

7. Harruam të falim:

Duke na shtyrë të besojmë se jemi të ndarë dhe jo të lidhur me të tjerët dhe çdo gjë tjetër (përfshirë edhe natyrën), harruam të falim. Në kuptimin më të thellë, falja është akti i rikujtimit të vetes tonë që jemi një me çdokënd dhe gjithçka dhe se nuk ka viktima. Jemi të gjithë bashkë duke lëvizur së bashku në rrjetën e madhe që quajmë jetë.

8. Harruam të jemi të lirë:

Kujtoja vetes një gjë çdo ditë: Je krijuar për të qenë i lirë.
Jemi të lindur dhe të rritur në një “realitet” ku liria është vetëm një koncept. Jemi të lidhur me frikat, keqkuptimet, ideologjitë fallso, përfitimet materiale dhe jemi të mbajtur peng nga disa ligje që sigurojnë interesat e disave që janë pak, por na drejtojnë. Na bënë të harronim që jemi të lirë dhe duhet të jemi të tillë pa frikë ose faj.

9. Harruam fuqinë tonë të vërtetë:

Të jetuarit në frikë na ka bërë të harrojmë sa të fuqishëm jemi. Harruam fuqinë tonë të dashjes dhe synimit për të ndryshuar realitetin. Jemi si të hipnotizuar vetëm për të ndjekur rregullat dhe shenjat si të ishim makineri.

10. Harruam mësimet që morëm nga historia:

Nëse ka diçka që na mëson historia është se sa shpejt harrojmë mësimet. Kohë pas kohe i përsërisim të njëjtat gabime, kemi ngecur në lakmi dhe vetë-shkatërrim. Nuk mund të fajësohemi individualisht për gabimet e bëra nga njerëzimi gjatë të shkuarës, por jemi përgjegjës që ti kujtojmë ato gabime dhe mos t’i bëjmë më.

11. Harruam të jemi të thjeshtë:

Jeta njerëzore u bë më komplekse dhe e ngatërruar. Jemi të joshur nga shkëndijat e të pasurit më shumë dhe jo nga fuqia e të pasurit më pak. Harruam të jemi të thjeshtë dhe të jetojmë në thjeshtësi. Jeta është shumë e thjeshtë. Thjeshtësi do të thotë ti heqim të gjitha gjërat dhe idetë e panevojshme që na heqin vëmendjen nga qëllimi i jetës tonë dhe të vërtetat e tjera që kemi harruar.

12. Harruam të besojmë dhe të habitemi:

Kemi humbur habinë tonë për botën. Harruam të habitemi nga mrekullia e jetës. Nuk na duket më një gjë e mahnitshme. Skepticizmi ynë dhe pamja cinike e botës, na bëri të humbim besimin tek vetja dhe universi. Harruam të besonim. Nuk po flas për besim fetar. Po flas për besim në vetvete dhe qëllimet tona. Mbase kjo është tragjedia më e madhe. Na dobësoi dhe na e mori shpirtin.
Burim: http://themindunleashed.org/2015/03/the-12-biggest-life-secrets-forgotten-by-mankind.html

Aksidentohet, del nga koma pas dy muajsh dhe i bën të fejuarit një pyetje të çuditshme

- No Comments
largea_aksident31439132117
Pas 70 ditësh të kaluara në koma, për shkak të një aksidenti rrugor me makinë, me zgjimin e saj kishte lumturuar jo vetëm prindërit, por edhe të fejuarin. Ndodh në Kinë dhe publikohet nga tabloidi britanik “Daily Mirror”.
Prej gati dy muajsh në spital, Chen Ben i qëndroi pranë të fejuarës së tij Fu Jun, madje la edhe punën për t’iu përkushtuar.
Por kur ajo u përmend, reagimi e befasoi mjaft Ben. “Pse qëndrove këtu? Nuk duhet ta bëje. Nuk dua që të martohemi, nuk dua të jem një peshë për ty”, i tha ajo në zgjim.
Fatmirësisht i riu, i injoroi gjithë fjalët e saj dhe tashmë pasi Fu Jun, ka përfunduar rehabilitimin dhe është më mirë, po përgatiten për t’u martuar.

10 fakte fantastike në lidhje me ëndrrat

- No Comments


10 fakte fantastike në lidhje me ëndrratNjerëzit e verbër ëndërrojnë

Njerëzit të cilët bëhen të verbër pas lindjes mund të shikojnë imazhe në ëndrrat e tyre. Njerëzit të cilët janë lindur të verbër nuk shoh ndonjë pamje, por kanë ëndrrat po aq të gjalla pasi që ato përfshijnë shqisat e tyre të tjera të shëndosha, aromën, kontaktin dhe emocionin.
9. Ju Harroni 90% të ëndrrave tuaja
5 minuta pasi të zgjoheni, gjysma e ëndrrës suaj, harrohet. Brenda 10 mitunave, 90% zhduket.
8. Gjithkush ëndrron
Çdo qenie njerëzore ëndrron (përveç në rastet e çrregullimit të skajshëm psikologjik), por burrat dhe gratë kanë ëndrra të ndryshme dhe reagime të ndryshme fizike. Meshkujt kanë tendencë të ëndërrojnë më shumë për meshkuj të tjerë, ndërsa gratë kanë tendencë të ëndërrojnë në mënyrë të barabartë për burrat dhe gratë. Përveç kësaj, burrat dhe gratë përjetojnë reagime fizike seksuale; Meshkuj kanë erekcion dhe femrat përjetojnë rrjedhje vaginale gjaku.
7. Ëndrrat parandalojnë psikozën
Në një studim të gjumit në kohët e fundit, nxënësit që u zgjuan në fillim të çdo ëndrre, por ende lejoheshin 8 orët e tyre të gjumit, të gjithë përjetuan vështirësi në përqendrim, nervozizëm, haluçiancione, dhe shenja psikoze pas vetëm 3 ditësh.
6. Ne ëndërrojmë vetëm atë që dimë
Ëndrrat tona janë shpesh me plotë të huaj që marrin pjesë – a e dini se mendja juaj nuk është duke i shpikur ato fytyra – ato janë fytyra të vërteta të njerëzve të vërtetë që ju keni parë gjatë jetës tuaj, por nuk mund t’I mbani mend? Vrasësi i ligë në ëndrrën tuaj të fundit mund të jetë një djalosh i cili ka mbushur me benzinë makinën e babait tuaj, kur ju ishin vetëm një fëmijë i vogël. Ne të gjithë kemi parë qindra e mijëra fytyra nëpër jetën tonë, kështu që ne kemi një furnizim të pafund të karaktereve për trurin tonë për t’i shfrytëzuar gjatë ëndrrat tona.
5. Jo të gjithë ëndërrojnë me ngjyra
12% e njerëzve ëndërrojnë vetëm në të zezë dhe të bardhë.
4. Ëndrrat kanë lidhje me atë që shprehin
Nëse keni ëndërr për një subjekt të veçantë, jo shpesh ëndrra është për atë. Ëndrrat flasin në një gjuhë thellësisht simbolike. Mendja e pandërgjegjshme përpiqet për të krahasuar ëndrrën tuaj me diçka tjetër, e cila është e ngjashme.
3. Ata që kanë lënë duhanin shohin ëndrra më të gjalla
Njerëzit të cilët kanë pirë cigare për një kohë të gjatë dhe kanë ndaluar, kanë raportuar ëndrra shumë më të gjalla se sa ata normalisht shihnin.
2. Stimulantët e jashtëm pushtojnë ëndrrat tona
Kjo është përvoja që shumica prej nesh kanë pasur, kur një zë nga realiteti është dëgjuar në ëndrrën tonë dhe përfshihet në të në një farë mënyre.
1. Ju jeni paralizuar, ndërsa ju flini
Besoni apo jo, trupi juaj është i paralizuar gjatë gjumit tuaj. Gjëndrat fillojnë të sekretojnë një hormon që ndihmon të sjell në gjumë dhe neuronet dërgojnë sinjale të palcës kurrizore të cilat çlodhin dhe më ju paralizojnë.”

Hirra kjo pije e 'Arte'

- No Comments

Hirra, pija që mund të kurojë një sërë sëmundjeshHirra, lëngu të cilin gjyshet tona e kanë përdorur dikur, sot është një lëng pak i njohur. Në tregje vështirë të gjendet, por nëse diku në afërsi keni hapësira ku shitet djathi apo jeni në lidhje me dikë që prodhon sasi të mëdha të djathit, gjithsesi se mund ta gjeni

Kjo është pjesë e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit, hirra. Është e përdorshme per shkak të vlerave të larta ushqyese dhe për shkak që e rregullon tretjen.
Posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.
Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese se sa të bardhat e vezës. Nxitë punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara.
Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, ndihmon në aktivizimin e shumë funksioneve të trupit, e po ashtu ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit shtesë. Mund ta pini tri herë në ditë me nga 1.5 decilitra, e nëse pas disa ditëve nuk ka efekte anësore, mund ta konsumoni një litër në ditë.
Studiues si dr. Drasek dhe dr. Menkiv kane dokumentuar se si banoret e Kaukazit nuk e dinë se çfarë është tuberkulozi, kanceri apo çrregullimet e zorrëve. /mapo

Dy fenomene të çuditshme do të ndodhin në tokë

- No Comments


Dy fenomene të çuditshme do të ndodhin në tokëDisa njerëz këtë fenomen e kanë parë si shenja e fundit të botës.

Ja vlen të qëndroni zgjuar natën e 28 shtatorit, derisa dy fenomene interesante pritet të ndodhin me hënën. Kështu, ndoshta mund t’i merrni leje shefit tuaj për pushim atë ditë.
Në orët e hershme të mëngjesit të 28 shtatorit, që i bie e diel mbrëma/mëngjes i së hënës, do të jetë nata më e ndritshme dhe më e errët në të njëjtën kohë.
Fenomenet që pritet të ndodhin quhen Superhëna dhe Hëna e Kuqe. Në orën dy të mëngjesit, hëna do të jetë më afër tokës se zakonisht dhe do të duket krejtësisht e bardhë. Në orën tre, hëna do të eklipsohet gjersa toka do të gjendet mes saj dhe diellit, gjë që do ta bëjë hënën ngjyrë krejt të kuqërremtë, transmeton Koha.net. Hëna normale do të mund të shihet vetëm në orën 4:30 të mëngjesit.
Por… në Librin e Zbulesës kjo ngjarje parashikon fundin e botës. Në librin e Joelit, ai paralajmëron që “dielli do të bëhet i errët dhe hëna e kuqërremtë para ditës së madhe dhe të tmerrshme të Zotit”.
Ndoshta s’do të keni nevojë t’i jepni fare llogari shefit tuaj.

15 fakte interesante rreth buzëqeshjes

- No Comments


15 fakte interesante rreth buzëqeshjes“Buzëqeshja është ilaçi më i mirë”, kjo është shprehje e njohur nga të gjithë. Në fakt e qeshura përmirëson gjendjen shpirtërore dhe sistemin imunitar. Njerëzit e qeshur janë gjithmonë një shoqëri e mire për secilin nga ne. Më poshtë janë 15 fakte rreth buzëqeshjes.

1. Duke detyruar veten të buzëqeshni keni rritur humorin.
2. Buzëqeshja përmirëson sistemin imunitar.
3. E qeshura është ngjitëse.
4. E qeshura zvogëlon stresin.
5. Më lehtë është të qeshësh se të ngrysësh vetullat.
6. Ajo është një shenjë universale e lumturisë.
7. Buzëqeshni edhe në punë.
8. Kur buzëqeshim përdorim 5-53 muskuj të fytyrës.
9. Bebet kanë lindur me aftësinë për të qeshur.
10. E qeshura ju motivon.
11. E qeshura është shprehja më lehtë e dallueshme e fytyrës.
12. Femrat buzëqeshin më shumë se meshkujt.
13. Buzëqeshja është më tërheqëse se ‘make up’-i.
14. Ekzistojnë 19 lloje të ndryshme buzëqeshjesh.
15. Bebet fillojnë të qeshin të sapolindura

Njihuni me avantazhet qe kane njerëzit trup-shkurtër!

- No Comments
article-2344762-1A68F156000005DC-570_306x423
1. Një studim tregon që njerëzit më të shkurtër jetojnë më gjatë.
2. Një person më i shkurtër përjeton më saktësisht kohën, sepse informacioni i shkon më shpejt në tru.
3.Njerëzit e shkurtë janë më të rrezikuar nga ataku në zemër.
4.Njerëzit të cilët janë më të shkurtër janë më pak të orientuar nga shkenca.
5.Burrat e shkurtë janë më agresivë dhe më xhelozë sesa ata që janë më të gjatë.
6.Njerëzit më të shkurtër kanë më shumë përceptime negative.

Çfarë do të ndodhë në qoftë se ju hani 12 kumbulla në ditë

- No Comments


Çfarë do të ndodhë në qoftë se ju hani 12 kumbulla në ditëKumbulla është një zgjedhje e pashmangshme e çdo amvise për të përgatitur ushqim për dimër, dhe përveç se janë më të përdorura për përgatitjen e gjalpës dhe mermelatave, sigurisht është e këshillueshme për ti ngrënë edhe të freskëta, sepse ajo përmban vitamina C (5 deri 8 mg per 100 g, në varësi të llojit), vitaminë B6, bakrit, vitamine B2, B3 vitamin, vitaminë C, magnez, hekur, kalcium, madje dhe 240 mg per 100 g i kaliumit. Kumbulla është e pasur në fibra, 2 g për 100 g, dhe me gjithë këtë është një fryt me pak kalori.

Studimet e mëparshme kanë treguar sekumbulla forcon kockat, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, por edhe se konsumimi i 12 kumbullave mesatarisht në ditë për dy muaj zvogëlon nivelet e LDL kolesterolit të keq.