Trajnieri i pazakontë i Kombëtares tonë në një intervistë atipike
Vetëm pak orë pasi ka bërë publike skuadrën që do të nxjerrë në fushë në miqësoren e së shtunës kundër Francës, trajnieri I ekipit tonë kombëtar Xhani De Biazi ka dhënë një intervistë për emisionin “Shih Programin”. Përballë pyetjeve të gazetarëve Enkel Demi dhe Pano Xhixho, De biazi provon dhe një herë që është trajnieri atipik. E ndoshta pikërisht, falë kësaj force të tij, ai ka nisur të bëjë të ëndërrojë një komb të tërë që kurrë nuk e ka parë vetën një një garë aq madhore sa Europiani I vitit të ardhshëm.
- D P. Xh: – Jeni larguar nga grumbullimi me skuadrën për të qëne këtu, ju falenderoj sinqerisht. Uroj që të keni njoftuar të paktën…
- De Biasi: – Ika ne heshtje, se po më panë, fillojnë qeshin. Shohin trjanierin që ikën, fillojnë të flasin në shqip dhe pastaj.
- D: Po unë kam dëgjuar se ti komunikon në shqip shkelqyeshëm, se kupton shumë mirë shqip, apo jo?
- De biasi:– Di dy-tre fjale, si je, si kalon, por pjesa tjetër më bëhet e vështirë pastaj, sepse edhe nuk jetoj shpesh këtu. Ju pastaj flisni shumë mirë italisht.
E.D P.Xh – Misteri e di mire shqipen, kupton shumë mirë. Ka nderruar emer, mbiemër, është shqiptar tashmë, apo jo?!
G.De B. – Kjo eshte nje lojë që lindi në Fb nga dikush, emri im, është në fund të fundit ai që është, nuk kthej kokën po më thërriten Gani.
E.D P.Xh – Mister, ju e dini kuptimin e fjalës Xhani në shqip?
G.De B – Jo ma shpjego ti më mirë…
E.D P.Xh – është fjalë dashurie, është seksi, ia themi njerëzve të dashur, si të thuash shpirt, zemër. Meqë ra fjala tek emri, kush jua ka vënë?
G.De B – E kam marrë nga një xhaxhai im që ka vdekur I ri, ma ka vënë babai për të kutuar vëllain e tij. Unë në zyren civile e kam Giovanni, por të gjithë më thërrasin Xhani.
E.D P.Xh- Në ndeshjen e së shtunës do të luftohet pa kompromis?
G.De B – është një skuadër me një nivel boteëror. Në do të përpiqemi të bëjmë eksperiencë. Kemi mungesa, por ne do të përpiqemi, nuk ka hapësirë për justifikime, kush ka luajtur më pak do të dalë në pah në këtë ndeshje, duke u aktivizuar në fushë. Në shtator, tetor pastaj do të luajmë mundësitë më të mëdha për të shkuar në Francë.
E.D P.Xh- jeni I mendimit se ndeshja e luajtur në Francë është një ndër më të mirat e ekipit të drejtuar prej jush?
Ishte një ndeshje e luajtur mjaft mirë. Djemtë dhanë një provë të madhe cilësie. U mbrojtëm mirë, gabuam 2-3 gola, por duhet të jemi të kënaqur me atë që bëmë. Duhet të përmirësohemi vazhdimisht. Sepse problemi ynë është që shihemi aq rrallë të gjithë bashkë si skuadër.
E.D P.Xh – Të gjithë gjithë duan fitoren, por këto nuk janë ndeshje që luhen deri në fund, apo jo Mister?
G.De B – po, është fundi I sezonit, shumë nga djaltë janë edhe në shtëpi, prandaj ka edhe ndryshime, sic e parë edhe ju në listën e publikuar sot në mengjes. Djemtë kanë bërë përgjithësisht një një sezon të fortë, pastaj një pjesë e tyre do të përgatiten për Europa League, Champions League. Më duhen më të karikuar në shtator, ndaj disa I kam lënë pushim. Nëse do të ishte ndonjë ndeshje për pikë e luajtur jashtë ose brenda do ishin thirrur të gjithë, por është miqësore ndaj mendova se është më mirë t’i jepej një shans atyre që kanë luajtur më pak
E.D P.Xh – Memushaj është duke luajtur me Bolonjën, apo jo?
G.De B – Memushaj vjen të merkuren, pasi nesër luan në ndeshjen e kthimit me Bolonjën. Memushaj ka bërë një kampionat shumë të mirë, e meriton një vend ne Serinë A. E kam Ledian me një ndeshje luftarake. është e vështirë të kesh shiritin e kapitenit. Po flisja me drejtorin e teknik të Pescarës dhe ai më tha se ai është kapiten edhe pa shiritin. Ai është një djalë shumë serioz, me karakter, shumë i motivuar, e dëgjojnë të gjithë, në mënyrë të heshtur e kanë zgjedhur lider.
E.D P.Xh – Edhe Hysaj më duket me goxha karizëm si lojtar.
G.De B – Mendoj se ai eshtë një ndër me interesantët. Mendoj se duhet të shkojë tek Napoli edhe se luan si majtas dhe djathtas me lehtësi. Ai është i ’94, në moshën ideale për të bërë një kalim në ekipin e duhur.
E.D P.Xh – Mister, ju bëni një profesion të vështirë jo vetëm se ai është vërtetë I tillë, por edhe se të gjithë ne këtu mendojmë se e bëjmë më mirës se ty këtë punë..
G.De b. Po, po edhe këtu, edhe kudo, pa merak është në të gjithë botën njësoj.
E.D P.Xh – Ju keni bërë disa zbulime në këtë kombetarë që kanë qenë surpriza, apo jo? Për shëmbull Cikalleshi ishte një i tillë? Zgjedhja e tij e merkatos së fundmi të pëlqen?
G.De b. -Mendoj se po, ndoshta, shkallë pas shkalle gjithmonë do të luajë në një kampionat më të rëndësishëm se më parë. Ai shkoi nga Kukësi në Split, tashmë shpresoj që ka shkuar në Turqi, pra besoj se është në një kampionat shumë të rëndësishëm. Ka një moshë shumë të re Cikalleshi dhe ai mund të ketë akoma përmirësim. E veçanta e tij është se ai ka karakteristika edhe të një sulmuesi.
E.D P.Xh – Në fillim të sezonit pati një debat mes jush dhe Vilës. Ju I thatë se është një hap pas kthimi në kampionatin shqiptar.
G.De b. Më vjen keq që pata të drejtë. Ai këtë vit nuk gjeti dot as stimujt, dhe as kushtet për tu shprehur më së miri. Unë i kam besuar shumë kur erdha. Kohët e fundit nuk e kam thërritur. Besoj se Vila ka akoma hapësirë përpara. Nuk vihet nga Seria A qoftë edhe në Greqi në Shqipëri! Unë ngela pak i surprizuar që erdhi.
E.D P.Xh – Për mëndimin tuaj në çfarë niveli është kampionati shqiptar këtë vit?
G.De b. Kampionati shqiptar ka bërë përpara. Kam parë ndeshje, kam parë përballje derbi, mendoj se ishte kampionat i bukur, nuk e dinim se kush do te fitonte deri në fund. Sivjet pati më shumë vështirësi në lojë, shpresoj qe me fillimin e kampionatit të kemi më shumë ndeshje të bukura. Duhet të ketë një shtyerje të rëndësidhme edhe për lojtarët, pasi I duhet dhënë shpresë lojtarëve të rinj se mund t’ia dalin të arrijnë dhe në nivele të caktuara edhe duke luajtur në Shqipëri.
E.D P.Xh – Ku çalon kampionati shqiptar?
G.De b. – Trajnierët mendoj se janë të mirë, se kanë bërë shkollë dhe eksperienca të ndryshme. Futbolli thuhet se ne trajnierët duhet te zbulojmë artistë, për të gjetur ato detaje që bëjnë diferencën.
E.D P.Xh A e keni menduar ndonjëherë që ndonjërit nga lojtarët ehuaj që luajnë në kampionatit shqiptar t’i propozoni fanellën e kombëtares?
G.De B. Deri tani, nuk e kemi marrë përsipër këtë rrezik. Por, nqs vjen Messi këtu, pra, natyrisht jo ai, por një lojtar me cilësitë e tij do ta marrim në konsideratë.
E.D P.Xh -Ai gjyqtari turk duhet t’ia jepte 11 metërshin Pogba…
Duke e parë nga televizioni mu duk një 11 metërsh i saktë. Edhe Lucio Sancado më mori në telefon dhe më tha se ishte një 11 metersh që duhej të ishte dhënë. Në
E.D P.Xh – Andi lila mendon se duhet të qëndrojë në Itali?
G.De B. – shpresoj që po. Drejtori sportiv i një skuadre që njoh mjaft mirë më kërkoi informacion për të, i kam folur shumë mirë. Për mënyrën sesi luajnë ata ai është tamam. Besoj se ai përveç dëmtimit, është një lojtar që është bujar, ka dhe cilësi të mira, ka bërë dy gola të rëndësishëm edhe pse nuk është sulmues. Bujaria e tij e çon të mbyll aksione dhe të bëjë lojë të mirë. Ka humbur një pjesë të kampionatit prej demtimit, por ka filluar të kuptojë detajet, të kuptojë dhe të bëjë futboll më taktiv. Donadoni më ka pyetur kur duhej ta merrte dhe unë I fola në ato terma që ai së fundi m’i pohoi se i ka. Lila vrapon, nuk ndalon. Në një skuader si Parma ai është shumë mirë.
E.D P.Xh Të pyesin vetëm për lojatarët apo edhe nëse “Xhani do të vish në Itali”? G.De B. – Unë kolegët e mi, gazetarët dhe drejtuesit e skuadrave i takoj shpesh, përshendetemi, flasim me kënaqësi.
E.D P.Xh – Mister të marr malli të bësh ndonjë ndeshje më shumë?
G.De B. Do më pëlqente ndonjë ndeshje më shumë, por ndjehem mirë me kombëtaren shqiptare. Trajnierët duhet të bëjnë shumë gjëra, duhet të kthesh në virtyt nevojat që ke, ke shumë pak kohë për të realizuar disa aspekte teknik, por kjo më jep kënaqësi. Kur shikoj se shënohen gola nga këndi, apo gol si ai me Norvegjinë me skemë, shikoj me kënaqësi që puna jote po funksionon.
E.D P.Xh – Gazetarët francez duket se të donin z. de Biazin, do të të pelqente të ishe trajnier i Francës?
G.De B. – nuk do të më vinte keq! Do më pëlqente veç Italisë dhe Spanja. Në Spanjë I kam dhënë krenari një klubi që e gjeta copë- copë. Një klub që u ngrit në këmbë dhe I erdhi krenaria. Futbolli të vë në lojë çdo ditë. Të jep vështirësi buxheti, të krijon surpriza që as mund t’i imagjinosh
E.D P.Xh – Unë e kam ndjekur futbollin italian, por kurre nuk kam parë ndryshime si sivjet? Ty nëse të bëjnë ftesë do të ktheheshe në Itali?
G.De B. – Unë e kam thënë gjithmonë që do të rri këtu, por duhet te kemi të kënaqur të dy, si unë si presidenti I FSHF. Më pëlqen puna që bëj këtu. Dhe kjo nuk lidhet aspak me aspektin ekonomik, sepse në çdo vend tjetër do të kisha ndoshta më shumë përfitime ekonomike, por më pëlqen puna që po bëj më këtë ekip prej 3 vitesh e gjysëm. Më jep rezultate të vogla, mund te bëhët më shumë e di, por së fundmi njerëzit kanë filluar të besojnë se gjithçka është e mundur.
E.D P.Xh – Si ishte ajo historia e martesës me një shqiptare?
G.De B. – Unë kur kam bërë këtë deklaratë e kisha fjalën për Kombëtaren. Gruaja ime është italiane, por fatmirësisht ajo e di mirë që ju të komunikimeve mediatike jeni pak dinakë dhe ajo nuk u keqkuptua.
E.D P.Xh – Data 12 është më e rëndësishme se 13, pasi vendoset fati i ndeshjes me Serbine?
G.De B. Nuk varet nga ne. Ajo që u bë në fushë, në gjykata nuk varet nga ne. Ne bënë sa mundem. Shpresojmë në një drejtësi për ekipin. Nuk duhet të na heqin pikën që mund të kishim marrë. Të shikojmë çfarë do të vendosë CAS, siç e thërrasim në shqiptarët.
E.D P.Xh – Po të jëtë një vendim që ta riluajmë ndeshjen?
G.De B. – E vështirë që të merret një vendim I tillë. Ndoshta do japin barazimin 0-0, ndoshta do të dënojnë fushën, nuk e di. Precedentët janë.
E.D P.Xh Në ndeshjen Mali i Zi – Rusi ndodhi më pak, por pati tjetër reagim. Vlerësim me dy standarde?
G.De B. – Ne themi që drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Vendet e mëdha kanë avokatë, lobingje, gjithçka e kanë më shumë. Të vegjëlit gjithmonë kanë qerë të ndëshkuar. Shpresoj që njëherë të pakten të vegjëlit të marrin çfarë iu takon. Besoj se nuk ndodhi asgjë në Mal të Zi, krahasuar me Serbinë, atje, një fishekzjarre goditi portierin, të kuptohemi që nuk është pak, por aty askush nuk hyri në fushë, askush nuk qëlloi lojtarët, por 3 pikët ia dhanë mënjëherë.
E.D P.Xh Kë do të preferonit në krye të FIFA-s?
G.De B. – Unë besoj se Platini ka dëshirë të jetë në krye të FIFA-s. Ai ka kapacitete dhe kompetenca që mund ta bëjë, pastaj duhet të tregoje se ka kapacitete që të menaxhojë futbollin botëror.
E.D P.Xh – Kthemi tek “punët tona”, Berisha pranoi të qëndroje tel Lacio. Bëri mirë?
G.De B. –Nëse vendosi të qëndrojë duhet të ketë marrë garanci. Vitin tjetër Lacio do të luaj në tre fronte. E besoj se ai do të ketë akoma më shumë hapësirë. Futbolli i folur më pëlqen pak, i luajturi më shumë.
E.D P.Xh – Po Lorikut çfarë I këshilloni?
G.De B. Loriku është mjaftueshmërisht I madh dhe i pjekur për të marrë vendimet e tij. Kemi folur si babë e bir. Nëse do të mundem do t’i jap eksperiencen time.
E.D P.Xh – Të ka thënë se është në bisedime me Shalken?
G.De B. – Jo, nuk më ka thënë akoma asgjë.
E.D P.Xh Jeni qytetare shqiptar me te drejte vote, do te votoni me 21 qershor?
G.De B. Nese me arrin certifikata, po. Jam qytetar shqiptar i Tiranes. I njoh kandidatet kryesor. I njoh realitetin shqiptar, sepse edhe në Itali kam një platformë që më lëjon të ndjek zhvillimet e përditshme këtu edhe që nga shtëpia në Itali.
E.D P.Xh – Ah, e dini pra qe Veliaj është gjinekolog, ndërsa Kosova ka qenë drejtues I organizatës MJAFT?
G.De B. Ndalojme këtu më mirë (qesh)…
No Comment to " De Biazi: Jam gati të firmos kontratën e re me Shqipërinë "