“Vritini e thereni shqiptarët që të mos ekzistojnë”. Keto kanë qënë thirrjet e tifozëve serbë në takimin miqësor Serbi – Azerbajxhan të luajtur në Nv Arena të Sent Poltenit në Austri.
Ndeshja u mbyll 4 me 1 në favor të përfaqësues ballkanase por kane qene tifozet serbe që shkaktuan një skandal të vertete me racizmin e tyre.
Sinjalin e parë të skenave skandaloze, tifozët serbe do ta jepnin 10 minuta para mbylljes së parë kur gjyqtari austriak Harald Lekner ndërpreu takimin për pak sekonda pas një vale ofendimesh ndaj trajnerit kroat të Azerbajxhanit Robert Prozinecki.
Situata degjeneroi në minutën e 42 kur përgatit 1 minutë ultrasit serbe nisën të këndojnë në kor “ Vritini e thereni shqiptaret qe te mos ekzistojnë”.
Gjyqtari i takimit ne kete rast nuk e ndërpreu takimin, por u vu re një shtim i forcave te sigurisë ne pistën e stadiumit, ndërsa pjesa e pare përfundoi pak sekonda para mbylljes së kohës së rregullt për të shmangur të tjera problematika.

Tags:

No Comment to " Serbët sërish me thirrje raciste: Vritini e therini shqiptarët "