Një sherr i paprecedentë kandodhur brenda ekipit serb, ku dy lojtarët, Stefan Mistroviç i cili është cilësuar si hero pas kapjes së dronit në Stadiumin e Beogradit dhe AleksandërKolarov që janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Përplasja ka ndodhur në një seancë stërvitore përpara ndeshjes përcaktuese të Serbisë ndaj Danimarkës, e cila do të luhet më 13 qershor në Kopendhagen.
Merdiat serbe shkruajnë se Mitroviç dhe zv/kapiteni Kolarov patën një zënkë, e cila degjeneroi në konflikt fizik aq të ashpër, sa të dy lojtarët kanë marrë dëmtime.
Ky incident ka sjellë një atmosferë mjaft të zymtë në kampin serb dhe me shumë mundësi, i jep fund karrierës së Mitroviçit me kombëtaren serbe.
Kolarov i ka kërkuar trajnerit serb që Mitroviç të përjashtohet nga kombëtarja, në të kundërt ai do të tërhiqet. E njëjta gjë vlen edhe për Mitroviçin, i cili nuk pranon të luajë në kombëtare me Kolarovin. Kjo përplasje vjen vetëm pak ditë para se KAS-i të shpallë vendimin përfundimtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
No Comment to " Plas te Serbia, Kolarov sherr me “heroin e dronit” "