Xhevahir Sukaj: De Biazi të mësoje shqipen

By Xhafer - No Comments
28-Xhevahir-Sukaj-crop1Xhevahiri i Shkodrës është një gur i cmuar edhe në Iranin e largët. Në 4 vite si pjesë e atij kampionati ka arritur të koleksionojë dy tituj dhe një kupë. Sukaj si asnjë shqiptarë më parë ka lëne gjurmë duke u kthyer në idhullin e tifozërisë iraniane. Ai është duke shijuar pushimet e tij në vendlindje edhe pse është një ndër emrat më të lakuar të merkatos. Këto zëra nuk e shqetësojne pavarësisht se në prapaskenë dicka po gatuhet. E ardhmja është e paqartë por eksluzivisht për ne, ai pranon se karriera e tij me Sepehanin ka mbaruar…
Sukaj një kampionat i fituar në ekstrem, emocionet e titullit?
Ishte një titull i fituar që realisht nuk e prisnim. Kjo për arsye se dy ekipet që i kishim kundërshtar direkt në renditje, ishin para nesh me nga një pikë dhe luanin me njëri-tjetrin, vetëm barazimi ndërmjet tyre mund të na shpallte kampion dhe ashtu ndodhi. Emocionet ishin të papërshkrueshme pasi një fitore e tillë të lumturon më shumë pasi ishte si një dhuratë.
Cfarë kishtë më shumë se ekipet e tjera Sepehani?
Presidenca kishte bëre shumë shpenzime për të siguruar lojtarë të mirë dhe për të berë një ekip kampion. Në fakt sipas asaj që ishte projektuar në letër ne duhej të dilnim kampion shumë më përpara dhe të mos e prisnim nga kundërshtarët por gjërat u ndërlikuan nga mesi i sezonit dhe lamë shumë pikë të cilat i rekuperuam në fund kur fituam 6 ndeshje rradhazi. Ne besuam deri në fund dhe u shpërblyem.
Si ishte ky sezon për ju në aspektin personal?
Sezoni që u mbydh nuk ishte i duhuri për mua në aspektin personal, pasi nuk arrita të gjeja shumë herë rrugën e rrjetës por titulli i fituar të bën ti harrosh disi vështirësite.
Sipas informacioneve që unë kam ky ishte viti juaj i fundit per Sepehanin, a mund ta zyrtarizojmë këte lajm?
Po jeni i saktë. Ashtu sic e kisha paralajmëruar ky ishte viti im i fundit me Sepehanin dhe u mbydh në mënyrë e duhur. Kanë qëne 4 vite fantastike për mua dhe mjaft të rëndësishme por tanimë ka ardhur koha që të nis një sfidë të re. Jam akoma në formë dhe në një moshë që mund të mësoj shumë por edhe të jap shumë.
A ju kanë shprehur dëshirën drejtuesit e klubit për të ju mbajtur përsëri në ekip?
Patjetër, klubi më ka shprehur dëshirën dhe është i gatshëm për të rinovuar me mua. Pavarsisht se kam kaluar një sezon jo shumë të mirë ato kanë besim tek unë pasi i njohin aftësite e mia.
Tanimë jëni një ndër emrat më të lakuar të merkatos, a keni oferta nga klube të tjera?
Kam pasur oferta nga ekipe të ndryshme të cilat nuk do ti bëj zyrtare pasi akoma nuk ka asgjë konkrete por mund të them se kam pasur oferta edhe nga ekipe të tjera të Iranit nga Shqipëria kam pasur oferta dhe jo vetëm por gjithcka ja lëme kohës.
A mund të kemi një rikthim të Sukajt në Shqipëri?
Nuk e mendoj si një opsion të mirë një rikthim tani që jam 27 vjec pasi akoma kam për të dhëne në arenën ndërkombëtare por në të njëjtën kohë asgjë nuk është e pamundur pasi kampionati shqiptar është rritur në nivel dhe nuk i dihet… Por primare për mua mbetet të luajturit jashtë vendit.
Po një bashkim i mundshëm vetëm për kupat e Europës me ekipet Shqiptare?
Një opsion i tillë eksiston dhe më intrigon të them të drejtën. Unë mund të luaj në kupat e Europës me ndonjë ekip shqiptare por nuk mund të them asgjë përtej kësaj.
Në prapaskenë kartat po luhen gjithsesi…
Unë komentoj vetëm për atë cfarë ndodh në fushë (Qesh).
Pas katër vitesh në Iran cfarë ka ndryshuar për Xhevahirin në aspektin professional dhe atë personal?
Për katër vite me rradhë që isha pjesë e ekipit më te mirë të Iranit dhe një ndër më të mirët në Azi jam rritur shuëm në aspektin profesional pasi edhe me moshën kam fituar një pjekuri më të madhe dhe përgjegjësi më të larte. Besoj se kam fituar shumë nga Sepahani dhe unë jam një natyrë që kudo shkoj mundohem të marr më të mirën. Ndërsa në aspektin personal mund të them se më kanë ndryshuar shumë gjëra pasi me familjen time më është dashur të përshtatem me jetesën atje.
Të flasim pak për Kombëtaren, javën tjetër do të luajnë me Francën në një miqësore luksi, si e keni shikuar ecurinë e tyre në këto eliminatore?
Normalisht që e kam ndjekur dhe jam shumë i lumtur si shqiptarë që Kombëtarja ka bëre kaq mire. Shpresoj më të mirën për ato djem pasi janë me të vërtete të talentuar dhe kanë arritur dicka të madhe. Besoj fort se do të kualifikohemi e nëse drejtësi do të vihej në vend për ndeshjen me Serbinë mendoj se do të arrinim të pakten vendin e tretë. Me Francën është një miqësore luksi dhe një vitrinë mjaft e mirë për futbollistët tanë.
Besoni se do të ktheheni një ditë?
Dëshira është e madhe pasi kam mundësi. Mosha por edhe aftësia ma premton dicka të tillë pavarësisht konkurencën së madhe në repartin e sulmit. Unë besoj se do të rikthem duke punuar fortë dhe duke bëre më të mirën për ekipin që do të luaj prandaj dhe kjo lëvizje e imja nga një kampionat i largët dhe i panjohur si Irani nuk bëhet pa qëllim, pavarëisht se asnjëherë nuk i dihet.
Një këshillë që mund ti japësh De Biazit?
De Biazi është një strateg i shkëlqyer dhe këte e tregon rezultati në punë e tij. Unë do të thoja të qëndronin më këmbe në tokë pasi kanë bëre vetëm gjysmën e rrugës dhe një këshillë personale për të meqë tani u bë edhe shtetas shqiptar… Të mësoje shqipen (Qesh)…

Tags:

No Comment to " Xhevahir Sukaj: De Biazi të mësoje shqipen "