Ne të besës, sot në besëthyerje

By Xhafer - No Comments


Na ishte dikur besa e shqiptarit… fjala e dhënë kur vlente sa fjala e shkruar ishte ligji ynë më i rëndësishëm , ishte premtimi ynë, amaneti që nuk e treste as dheu.

Në Kanun thuhet se “ e folmja është e falme, ajo që premtohet duhet me patjetër të kryhet”. Fuqia morale e institucionit të besës në Shqipëri sot u gjunëzua si jo rrallë herë të tjera përballë urrejtjes dhe mllefit ndaj jetës. 

Michael dhe Anna dy të rinj, si shumë të rinj të tjerë erdhën me buzëqeshje për t’i kaluar pushimet e tyre në Shqipëri dhe dje ne vendosëm t’i prisnim pabesisht me breshëri plumbash. Ata zgjodhën Shqipërinë jo sepse e njihnin po aq mire sa ne, por sepse për një moment mbase zgjodhën ta donin njëlloj si ne.

Mikpritja, si vlerë e shtuar në morinë e vlerave u përlye paturpësisht me gjakun e dy turistëve çekë. Për besë, u prenë në besë!

Sot për besë, u premë dhe ne besë!

Ngjarja në fjalë me të drejtë revoltoi opinionin publik, sikundërse më shtyu dhe mua t’i rradhis ca rreshta në emër të indinjatës dhe zemërimit të thellë ndaj këtij akti të turpshëm. Për një moment ne pamë ndryshe dhe për një moment, të gjithë u vramë ndryshe. 

Na falni Anna dhe Michael! Na falni dhe ju populli çek! 

Tags:

No Comment to " Ne të besës, sot në besëthyerje "