Mbetet një ndër këngëtarët që me muzikën e tij ka arritur t’i qëndrojë në zemër publikut. Adrian Gaxha është në mesin e këngëtarëve që mundohet të sjellë risi, e po ashtu të jetë i veçantë në skenë.
Megjithatë, jo vetëm për muzikë ka qenë i përfolur këngëtari shkupjan.
Jo rrallë herë, në fokus të medieve ka qenë edhe për jetën e tij private. Veçanërisht për lidhjen e tij me prezantuesen shqiptare Luana Vjollca, që pati tërhequr vëmendje të madhe.
Por edhe pas kësaj nuk mbeti pa u komentuar, aq sa përfaqësuesit e shtypit rozë u kapën edhe te fotografitë që Gaxha publikoi përkrah femrave të tjera.
Duke lënë anash të gjitha këto, vetë Adriani ka treguar se në kënd është i dashuruar aktualisht, raporton emisioni “Express” i KTV-së.
“Për momentin, kam dashni më së shumti në muzikë, jam kanë tepër i fokusuar aty. E nij vetën si n’burg, dy vjet, tri vjet je n’burg edhe je tu dal, tash je njeriu ma i lumtur në botë” – ka thënë ai.
Më tej ai tha se gjithmonë ka menduar që mosha ideale për martesë është 32 vjeçare, por që ende nuk ka diçka konkrete sa i përket këtij aspekti, transmeton Koha.net.
“Prej kur jam kanë qenë i vogël edhe kur më kanë pyetur se kur do me u feju, ose me pas bashkëjetesë apo lidhje serioze me një vajzë, gjithmonë kam thanë 32 vjet, se gjithmonë kam deshtë që deri në 32 me kanë i fokusuar në karrierë, se kam mendu që kam me kanë një violinist i madh, pasi profesioni im i parë u kanë violinist. Tash i kam mbush 31 e më kanë mbet edhe një vit…. të shohim”.
Ndërsa sa i përket muzikës, Adrian Gaxha, gjatë këtij sezoni ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje muzikore bashkë me Lindonin e Florianin.
Ndryshe, në fillim të kësaj vere ai bashkë me Lindonin sollën po ashtu këngën “Kalle”, të realizuar edhe me videoklip, projekt ky që u prit mirë nga publiku
No Comment to " Adrian Gaxha flet për martesën dhe dashurinë "