Pas 70 ditësh të kaluara në koma, për shkak të një aksidenti rrugor me makinë, me zgjimin e saj kishte lumturuar jo vetëm prindërit, por edhe të fejuarin. Ndodh në Kinë dhe publikohet nga tabloidi britanik “Daily Mirror”.
Prej gati dy muajsh në spital, Chen Ben i qëndroi pranë të fejuarës së tij Fu Jun, madje la edhe punën për t’iu përkushtuar.
Por kur ajo u përmend, reagimi e befasoi mjaft Ben. “Pse qëndrove këtu? Nuk duhet ta bëje. Nuk dua që të martohemi, nuk dua të jem një peshë për ty”, i tha ajo në zgjim.
Fatmirësisht i riu, i injoroi gjithë fjalët e saj dhe tashmë pasi Fu Jun, ka përfunduar rehabilitimin dhe është më mirë, po përgatiten për t’u martuar.
No Comment to " Aksidentohet, del nga koma pas dy muajsh dhe i bën të fejuarit një pyetje të çuditshme "