Ëndrra për të parë stadiumin e ri “Qemal Stafa”, vazhdon të qëndrojë në sirtarin e Sh.A-së kuqezi. Të paktën deri në dhjetor nuk pritet të ketë ndonjë gjë të madhe. Problemi më i madh i projektit që hyri në agjendën e 100-Vjetorit të Pavarësisë ka mbetur në letër. Në letër ka mbetur edhe ideja se do të jepej me koncesion. Kushtet mes kompanisë që fitoi tenderin ndërkombëtar dhe FSHF-së janë bllokuar. Ka një ngërç dhe kompania që fitoi nuk merr përsipër të ndërtojë stadiumin. Ajo kërkon garanci financiare që si shteti shqiptar dhe federata nuk mund t’ia japin. Po si qëndron situata në këtë moment që flasim. Pak ditë më parë drejtori i stadiumit, Eduard Prodani është shprehur për situatën. Sipas tij, ende ka një ngërç përsa i përket financimit. “Përsa i përket gjendjes të tanishme, mund të them se kemi investuar për fushën, por pjesa tjetër e stadiumit është në gjendjen e administrimit. Përsa i përket projektit të ri ka një ngërç. Ende nuk ka një marrëveshje me kompaninë që fitoi tenderin dhe po shikohen ide të reja për financimin. Për momentin mund të them se ka shumë opsione të hapura. Nuk ka asgjë më shumë. Nëse sot që flasim arrihet marrëveshja puna mund të fillojë në shtator dhjetor, nuk ka asgjë për stadiumin e ri. Është vetëm çështja e financimit dhe formulës sesi mund të arrihet në një marrëveshje të mirë që të jetë i vlefshëm për të gjithë”, është shprehur zoti Prodani, pa dashur që të zgjatet shumë. Fakt ishte se në fillimin e 2014-ës gjërat ishin në rrugë të mbarë, por tërheqja e kompanisë që do të merrte me koncesion ndërtimin e stadiumit prishi planet.
Ngërçi
Kompania që ka fituar të drejtën e ndërtimit ka që në harkun e 30 viteve që ajo do të ketë një pjesë të konçensionit të këtij stadiumi, të mund të fitojë minimalisht paratë që do të investojë. Në të kundërt ka kërkuar që, nëse kjo gjë nuk arrihet, atëherë të jetë shteti shqiptar dhe FSHF-ja, ajo që duhet ta rimbursojë këtë kompani. Qeveria shqiptare, e cila ka 25 për qind të aksioneve në shoqërinë aksionare që është ngritur për menaxhimin e stadiumit, ka konfirmuar se do të japë disa milionë euro për stadiumin e ri. Pjesa tjetër, deri tani është vënë në diskutim nga konçesionari,
Projekti
“MANICA Architecture & Progetto CMR”, si arkitektët ekskluzivë të kompanisë ndërtuese që do të merrte përsipër ndërtimin e impiantit, ishin fituesit e konkursit ndërkombëtarë të projektimit për stadiumin e ri Kombëtar në Tiranë. Stadiumi i ri do të zëvendësojë stadiumin “Qemal Stafa”, të ndërtuar fillimisht në vitin 1946 dhe të rinovuar më vonë në 1974. Stadiumi është i vendosur në një zonë historike të qytetit të Tiranës, pak kilometra nga qendra, në një nga zonat më interesante të kryeqytetit shqiptar. Në këtë vend strategjik për qytetin, stadiumi ka një sipërfaqe prej 36.000 metra katrorë dhe do të njihet si pikëmbështetje e marrëdhënieve ndërmjet boshllëkun të madh të parkut dhe strukturës së konsoliduar ekzistuese të Tiranës. Kompleksi i ri , me një sipërfaqe të ndërtuar prej 43.000 metra katrorë (duke përfshirë 25.000 metra katrorë funksione të dedikuara për stadiumin, 10.000 metra katrorë për zyra dhe 8.000 metra katrorë për pakicë komerciale), është parashikuar si një strukturë e integruar. I dizenjuar si një stadium i kategorisë së 4-të të UEFA-s, vendi do të bëhet një pjesë e strukturës shoqërore të qytetit, dhe do të përdoret si një ndërtesë publike e hapur për qytetarët gjatë gjithë vitit. Stadiumi ri i Tiranës është parashikuar të përfundojë në vitin 2018. Ky stadium është parashikuar të jetë 22.000 vendësh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Sigurisht një projekt i tillë ka parashikuar që veç funksionit si stadium, kjo godinë do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe facilitete të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jetë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj. Ajo që bie në sy në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive transmetimi.
Kur ndërtohet
Parashikimi është që nëse palët bien dakord e shumta pas dy vitesh nga nisja e punimeve do të kemi një stadium të ri në kryeqytet. “Semal Stërmasi” po rinovohet, por gjasat janë që në këtë impiant të mos luajë kombëtarja. Me një përllogaritje të thjeshtë Qemal Stafa mund të jetë gati në 2017-2018 gjithmonë nëse nisin punimet brenda këtij viti. Gjithsesi shpresat nuk është se janë në radhën e parë. Gjendja e rënduar e fushës, e cila është zëvendësuar 8 vite më parë, detyroi drejtorinë e stadiumit dhe Federatën Shqiptare të Futbollit që të bëjnë një ndërhyrje, që kushton rreth 200.000 mijë euro. Dhe kjo të jep idenë se në këtë stadium do të luhet gjatë. Me një përllogaritje të thjeshtë tifozët kuqezi nuk do ta shohin përfaqësuesen para 2018-ës në Tiranë. Elbasani është afër dhe të gjithë duhet të mësohemi të shohim përfaqësuesen në këtë impiant apo në “Loro Boroçi” që pritet të ndërtohet. Në këto kushte nuk na mbetet të mësohemi me faktin që kuqezinjtë që për shumë vite nuk do të luajnë në shtëpinë e tyre natyrale “Qemal Stafën”.
Fakte historike
Më 1939 Italia fashiste me të pushtuar Shqipërinë projektoi stadiumin e ri olimpik të Tiranës. U punua për më shumë se 3 vite dhe e ndërpre në gushtin e vitit 1943, pak ditë pas kapitullimit të Italisë fashiste.
Më 1946-ën komunistët e ardhur në pushtet kërkuan me ngulm përfundimin e punimeve, pasi në të do të zhvilloheshin Lojërat e para Ballkanike të pasluftës, më 1946.
Stadiumit iu vu emri “Qemal Stafa” dhe U angazhuan 400 punëtorë, të ndihmuar nga 150 vullnetarë të përditshëm. 300 mijë franga shqiptare u investuan për përfundimin e punimeve të pas luftës
Më 1962 nis zëvendësimi i shkallëve të drunjta sepse rrezikonin jetën e tifozëve.

No Comment to " Të shtrëngojmë fort “Qemal Stafën” e vjetër, stadiumi i ri në 2018-ën "