Latest Posts
Browsing Category "Kuriozitete"

12 Sekretet e mëdha të harruara nga njerëzimi

- No Comments
Sa më shumë që mësoj rreth jetës, aq më shumë e kuptoj diçka: Mallkimi më i madh i njeriut modern është Harresa. Si një sëmundje ngjitëse, harresa ka depërtuar përmes qënies dhe bëmave të njeriut. Individualisht, kolektivisht, historikish dhe në mënyrë kulturore, jemi të lidhur me harresën.
Jo vetëm që kemi harruar të shkuarën tonë, por edhe vendin në të tashmen dhe përgjegjësitë për të ardhmen. Në nivelin personal, niveli jonë i vetëdijes i bazuar në ego na mban në këtë gjendje harrese – për të shkatërruar lidhjen tonë si qënie me çdo gjë tjetër në univers. Në nivelin kolektiv, kjo harresë çohet përpara dhe riforcohet nga mjetet kulturore e shoqërore – duke na magjepsur me një realitet të pavetëdijshëm konsumit, jetë jo-autentike dhe një mendje materialiste.
Ana pozitive e kësaj është se të gjithë kemi mundësinë të rikujtojmë dhe të rilidhemi me veten tonë dhe me universin.
Ja ku është një listë e gjërave që besoj që i kemi harruar, ose më mirë, një listë e gjërave që duhen mbajtur mend:

1. Harruam vendin tonë në botën natyrore:

Gjatë 200 viteve të fundit jemi shkëputur nga natyra. Kemi keqpërdorur, prishur, konsumuar dhe tentuar të kontrollojmë natyrën, vetëm për të ushqyer lakminë dhe mosngopjen tonë, të drejtuar nga marrëzia personale. U përpoqëm tu distanconim nga ciklet natyrore të jetës. Harruam të dëgjojmë dhe të kuptojmë ritmet dhe ciklet e tokës – shenjat e saj dhe gjuhën e saj. Harruam të ndiqnim rrugën e natyrës dhe të jetonim në ekuilibër me të.

2. Harruam lidhjen tonë me universin dhe jetën:

Duke u shkëputur nga natyra, harruam që jemi të lidhur thellë me të dhe me ciklet e universit. Vetëm disa fise jashtë “qytetërimit”, që ndjekin rrugët trashigimore të lashta, e kanë ruajtur dhe respektuar këtë lidhje. Ne, në anën tjetër, kemi krijuar një ide ndarjeje, e cila na ka sjellë ku jemi sot. Harruam që e gjithë vetëdija e njerëzve dhe qënieve tjera është e ndërlidhur në një kërcim të mrekullueshëm.

3. Harruam dijet e lashta:

Harruam dijet tona të lashta. Në rrugën për dijet shkencore nëpërmjet racionalizmit të mendjeve tona, harruam dijet që burojnë nga hapja e zemrës. Harruam historitë e vjetra dhe mençurinë e lashtë që kaloi dorë më dorë, që nga vështruesit dhe të mençurit e parë, që jetuan në harmoni me universin.

4. Harruam rrugën tonë dhe ëndrrat tona

Duke ikur larg rrugës tonë të brendshme, harruam të ëndërrojmë ëndrrën e jetës. Më e rëndësishme, harruam  se si të zgjohemi nga ëndrra për të parë natyrën tonë të vërtetë, si bashkë-krijues të jetës- si ëndërrimtarë. Harruam që kemi fuqinë për të realizuar ëndrrat duke përdorur fuqinë e synimit për të manifestuar ëndrrat tona.

5. Harruam qëllimin tonë

Me tepër shumë muhabete koti, zhurma dhe hutime në këtë realitet, harruam se për çfarë jemi këtu. Harruam qëllimin tonë. Tani kemi ngecur në realitetin e krijuar prej nesh. Humbëm idenë e veçantisë tonë, atë shkëndijën e brendshme që na drejton drejt lumturisë dhe kuptimit të asaj që jemi. Harruam që jemi qënie spirituale me një formë fizike, të lidhur me universin.

6. Harruam se çdo gjë është Dashuri:

Ky mbase është misteri më i thellë i gjithçkaje, të cilin vetëm pak veta e kuptojnë. E vërteta është e fshehur diku thellë tek ne. E kemi ditur, por kohët e fundit kemi harruar shumë. Harruam që gjithçka në univers është energji dhe vetëdije dhe se dashuria është fabrika që mban gjallë këtë ekzistencë dhe këtë vetëdije.

7. Harruam të falim:

Duke na shtyrë të besojmë se jemi të ndarë dhe jo të lidhur me të tjerët dhe çdo gjë tjetër (përfshirë edhe natyrën), harruam të falim. Në kuptimin më të thellë, falja është akti i rikujtimit të vetes tonë që jemi një me çdokënd dhe gjithçka dhe se nuk ka viktima. Jemi të gjithë bashkë duke lëvizur së bashku në rrjetën e madhe që quajmë jetë.

8. Harruam të jemi të lirë:

Kujtoja vetes një gjë çdo ditë: Je krijuar për të qenë i lirë.
Jemi të lindur dhe të rritur në një “realitet” ku liria është vetëm një koncept. Jemi të lidhur me frikat, keqkuptimet, ideologjitë fallso, përfitimet materiale dhe jemi të mbajtur peng nga disa ligje që sigurojnë interesat e disave që janë pak, por na drejtojnë. Na bënë të harronim që jemi të lirë dhe duhet të jemi të tillë pa frikë ose faj.

9. Harruam fuqinë tonë të vërtetë:

Të jetuarit në frikë na ka bërë të harrojmë sa të fuqishëm jemi. Harruam fuqinë tonë të dashjes dhe synimit për të ndryshuar realitetin. Jemi si të hipnotizuar vetëm për të ndjekur rregullat dhe shenjat si të ishim makineri.

10. Harruam mësimet që morëm nga historia:

Nëse ka diçka që na mëson historia është se sa shpejt harrojmë mësimet. Kohë pas kohe i përsërisim të njëjtat gabime, kemi ngecur në lakmi dhe vetë-shkatërrim. Nuk mund të fajësohemi individualisht për gabimet e bëra nga njerëzimi gjatë të shkuarës, por jemi përgjegjës që ti kujtojmë ato gabime dhe mos t’i bëjmë më.

11. Harruam të jemi të thjeshtë:

Jeta njerëzore u bë më komplekse dhe e ngatërruar. Jemi të joshur nga shkëndijat e të pasurit më shumë dhe jo nga fuqia e të pasurit më pak. Harruam të jemi të thjeshtë dhe të jetojmë në thjeshtësi. Jeta është shumë e thjeshtë. Thjeshtësi do të thotë ti heqim të gjitha gjërat dhe idetë e panevojshme që na heqin vëmendjen nga qëllimi i jetës tonë dhe të vërtetat e tjera që kemi harruar.

12. Harruam të besojmë dhe të habitemi:

Kemi humbur habinë tonë për botën. Harruam të habitemi nga mrekullia e jetës. Nuk na duket më një gjë e mahnitshme. Skepticizmi ynë dhe pamja cinike e botës, na bëri të humbim besimin tek vetja dhe universi. Harruam të besonim. Nuk po flas për besim fetar. Po flas për besim në vetvete dhe qëllimet tona. Mbase kjo është tragjedia më e madhe. Na dobësoi dhe na e mori shpirtin.
Burim: http://themindunleashed.org/2015/03/the-12-biggest-life-secrets-forgotten-by-mankind.html

Aksidentohet, del nga koma pas dy muajsh dhe i bën të fejuarit një pyetje të çuditshme

- No Comments
largea_aksident31439132117
Pas 70 ditësh të kaluara në koma, për shkak të një aksidenti rrugor me makinë, me zgjimin e saj kishte lumturuar jo vetëm prindërit, por edhe të fejuarin. Ndodh në Kinë dhe publikohet nga tabloidi britanik “Daily Mirror”.
Prej gati dy muajsh në spital, Chen Ben i qëndroi pranë të fejuarës së tij Fu Jun, madje la edhe punën për t’iu përkushtuar.
Por kur ajo u përmend, reagimi e befasoi mjaft Ben. “Pse qëndrove këtu? Nuk duhet ta bëje. Nuk dua që të martohemi, nuk dua të jem një peshë për ty”, i tha ajo në zgjim.
Fatmirësisht i riu, i injoroi gjithë fjalët e saj dhe tashmë pasi Fu Jun, ka përfunduar rehabilitimin dhe është më mirë, po përgatiten për t’u martuar.

10 fakte fantastike në lidhje me ëndrrat

- No Comments


10 fakte fantastike në lidhje me ëndrratNjerëzit e verbër ëndërrojnë

Njerëzit të cilët bëhen të verbër pas lindjes mund të shikojnë imazhe në ëndrrat e tyre. Njerëzit të cilët janë lindur të verbër nuk shoh ndonjë pamje, por kanë ëndrrat po aq të gjalla pasi që ato përfshijnë shqisat e tyre të tjera të shëndosha, aromën, kontaktin dhe emocionin.
9. Ju Harroni 90% të ëndrrave tuaja
5 minuta pasi të zgjoheni, gjysma e ëndrrës suaj, harrohet. Brenda 10 mitunave, 90% zhduket.
8. Gjithkush ëndrron
Çdo qenie njerëzore ëndrron (përveç në rastet e çrregullimit të skajshëm psikologjik), por burrat dhe gratë kanë ëndrra të ndryshme dhe reagime të ndryshme fizike. Meshkujt kanë tendencë të ëndërrojnë më shumë për meshkuj të tjerë, ndërsa gratë kanë tendencë të ëndërrojnë në mënyrë të barabartë për burrat dhe gratë. Përveç kësaj, burrat dhe gratë përjetojnë reagime fizike seksuale; Meshkuj kanë erekcion dhe femrat përjetojnë rrjedhje vaginale gjaku.
7. Ëndrrat parandalojnë psikozën
Në një studim të gjumit në kohët e fundit, nxënësit që u zgjuan në fillim të çdo ëndrre, por ende lejoheshin 8 orët e tyre të gjumit, të gjithë përjetuan vështirësi në përqendrim, nervozizëm, haluçiancione, dhe shenja psikoze pas vetëm 3 ditësh.
6. Ne ëndërrojmë vetëm atë që dimë
Ëndrrat tona janë shpesh me plotë të huaj që marrin pjesë – a e dini se mendja juaj nuk është duke i shpikur ato fytyra – ato janë fytyra të vërteta të njerëzve të vërtetë që ju keni parë gjatë jetës tuaj, por nuk mund t’I mbani mend? Vrasësi i ligë në ëndrrën tuaj të fundit mund të jetë një djalosh i cili ka mbushur me benzinë makinën e babait tuaj, kur ju ishin vetëm një fëmijë i vogël. Ne të gjithë kemi parë qindra e mijëra fytyra nëpër jetën tonë, kështu që ne kemi një furnizim të pafund të karaktereve për trurin tonë për t’i shfrytëzuar gjatë ëndrrat tona.
5. Jo të gjithë ëndërrojnë me ngjyra
12% e njerëzve ëndërrojnë vetëm në të zezë dhe të bardhë.
4. Ëndrrat kanë lidhje me atë që shprehin
Nëse keni ëndërr për një subjekt të veçantë, jo shpesh ëndrra është për atë. Ëndrrat flasin në një gjuhë thellësisht simbolike. Mendja e pandërgjegjshme përpiqet për të krahasuar ëndrrën tuaj me diçka tjetër, e cila është e ngjashme.
3. Ata që kanë lënë duhanin shohin ëndrra më të gjalla
Njerëzit të cilët kanë pirë cigare për një kohë të gjatë dhe kanë ndaluar, kanë raportuar ëndrra shumë më të gjalla se sa ata normalisht shihnin.
2. Stimulantët e jashtëm pushtojnë ëndrrat tona
Kjo është përvoja që shumica prej nesh kanë pasur, kur një zë nga realiteti është dëgjuar në ëndrrën tonë dhe përfshihet në të në një farë mënyre.
1. Ju jeni paralizuar, ndërsa ju flini
Besoni apo jo, trupi juaj është i paralizuar gjatë gjumit tuaj. Gjëndrat fillojnë të sekretojnë një hormon që ndihmon të sjell në gjumë dhe neuronet dërgojnë sinjale të palcës kurrizore të cilat çlodhin dhe më ju paralizojnë.”

Hirra kjo pije e 'Arte'

- No Comments

Hirra, pija që mund të kurojë një sërë sëmundjeshHirra, lëngu të cilin gjyshet tona e kanë përdorur dikur, sot është një lëng pak i njohur. Në tregje vështirë të gjendet, por nëse diku në afërsi keni hapësira ku shitet djathi apo jeni në lidhje me dikë që prodhon sasi të mëdha të djathit, gjithsesi se mund ta gjeni

Kjo është pjesë e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit, hirra. Është e përdorshme per shkak të vlerave të larta ushqyese dhe për shkak që e rregullon tretjen.
Posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.
Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese se sa të bardhat e vezës. Nxitë punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara.
Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, ndihmon në aktivizimin e shumë funksioneve të trupit, e po ashtu ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit shtesë. Mund ta pini tri herë në ditë me nga 1.5 decilitra, e nëse pas disa ditëve nuk ka efekte anësore, mund ta konsumoni një litër në ditë.
Studiues si dr. Drasek dhe dr. Menkiv kane dokumentuar se si banoret e Kaukazit nuk e dinë se çfarë është tuberkulozi, kanceri apo çrregullimet e zorrëve. /mapo

Dy fenomene të çuditshme do të ndodhin në tokë

- No Comments


Dy fenomene të çuditshme do të ndodhin në tokëDisa njerëz këtë fenomen e kanë parë si shenja e fundit të botës.

Ja vlen të qëndroni zgjuar natën e 28 shtatorit, derisa dy fenomene interesante pritet të ndodhin me hënën. Kështu, ndoshta mund t’i merrni leje shefit tuaj për pushim atë ditë.
Në orët e hershme të mëngjesit të 28 shtatorit, që i bie e diel mbrëma/mëngjes i së hënës, do të jetë nata më e ndritshme dhe më e errët në të njëjtën kohë.
Fenomenet që pritet të ndodhin quhen Superhëna dhe Hëna e Kuqe. Në orën dy të mëngjesit, hëna do të jetë më afër tokës se zakonisht dhe do të duket krejtësisht e bardhë. Në orën tre, hëna do të eklipsohet gjersa toka do të gjendet mes saj dhe diellit, gjë që do ta bëjë hënën ngjyrë krejt të kuqërremtë, transmeton Koha.net. Hëna normale do të mund të shihet vetëm në orën 4:30 të mëngjesit.
Por… në Librin e Zbulesës kjo ngjarje parashikon fundin e botës. Në librin e Joelit, ai paralajmëron që “dielli do të bëhet i errët dhe hëna e kuqërremtë para ditës së madhe dhe të tmerrshme të Zotit”.
Ndoshta s’do të keni nevojë t’i jepni fare llogari shefit tuaj.

15 fakte interesante rreth buzëqeshjes

- No Comments


15 fakte interesante rreth buzëqeshjes“Buzëqeshja është ilaçi më i mirë”, kjo është shprehje e njohur nga të gjithë. Në fakt e qeshura përmirëson gjendjen shpirtërore dhe sistemin imunitar. Njerëzit e qeshur janë gjithmonë një shoqëri e mire për secilin nga ne. Më poshtë janë 15 fakte rreth buzëqeshjes.

1. Duke detyruar veten të buzëqeshni keni rritur humorin.
2. Buzëqeshja përmirëson sistemin imunitar.
3. E qeshura është ngjitëse.
4. E qeshura zvogëlon stresin.
5. Më lehtë është të qeshësh se të ngrysësh vetullat.
6. Ajo është një shenjë universale e lumturisë.
7. Buzëqeshni edhe në punë.
8. Kur buzëqeshim përdorim 5-53 muskuj të fytyrës.
9. Bebet kanë lindur me aftësinë për të qeshur.
10. E qeshura ju motivon.
11. E qeshura është shprehja më lehtë e dallueshme e fytyrës.
12. Femrat buzëqeshin më shumë se meshkujt.
13. Buzëqeshja është më tërheqëse se ‘make up’-i.
14. Ekzistojnë 19 lloje të ndryshme buzëqeshjesh.
15. Bebet fillojnë të qeshin të sapolindura

Njihuni me avantazhet qe kane njerëzit trup-shkurtër!

- No Comments
article-2344762-1A68F156000005DC-570_306x423
1. Një studim tregon që njerëzit më të shkurtër jetojnë më gjatë.
2. Një person më i shkurtër përjeton më saktësisht kohën, sepse informacioni i shkon më shpejt në tru.
3.Njerëzit e shkurtë janë më të rrezikuar nga ataku në zemër.
4.Njerëzit të cilët janë më të shkurtër janë më pak të orientuar nga shkenca.
5.Burrat e shkurtë janë më agresivë dhe më xhelozë sesa ata që janë më të gjatë.
6.Njerëzit më të shkurtër kanë më shumë përceptime negative.

Çfarë do të ndodhë në qoftë se ju hani 12 kumbulla në ditë

- No Comments


Çfarë do të ndodhë në qoftë se ju hani 12 kumbulla në ditëKumbulla është një zgjedhje e pashmangshme e çdo amvise për të përgatitur ushqim për dimër, dhe përveç se janë më të përdorura për përgatitjen e gjalpës dhe mermelatave, sigurisht është e këshillueshme për ti ngrënë edhe të freskëta, sepse ajo përmban vitamina C (5 deri 8 mg per 100 g, në varësi të llojit), vitaminë B6, bakrit, vitamine B2, B3 vitamin, vitaminë C, magnez, hekur, kalcium, madje dhe 240 mg per 100 g i kaliumit. Kumbulla është e pasur në fibra, 2 g për 100 g, dhe me gjithë këtë është një fryt me pak kalori.

Studimet e mëparshme kanë treguar sekumbulla forcon kockat, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, por edhe se konsumimi i 12 kumbullave mesatarisht në ditë për dy muaj zvogëlon nivelet e LDL kolesterolit të keq.

Grupi i gjakut përcaktuesi më i mirë i dashurisë

- No Comments


Grupi i gjakut përcaktuesi më i mirë i dashurisë Studimet kanë vërtetuar se grupi i gjakut ka rëndësi në përjetimin dhe shprehjen e ndjenjave dhe emocioneve. Cilat janë karakteristikat përkatëse për secilin grup, sipas gjinive mashkull-femër?

Grupi i gjakut O
Femrat
Me këtë grup gjaku, nga mashkulli i tyre kërkojnë lumturi, kënaqësi dhe butësi. Femra ndjenë nevojë të madhe për martesë, e cila del nga nevoja që të dëshmohet me anë të martesës dhe krijimit të familjes. Si bashkëshorte, femrat me këtë grup të gjakut sundojnë nga prapavija dhe shpesh marrin pjesë në ndërtimin e karrierës së burrit të tyre.
Meshkujt
Me këtë grup gjaku janë shumë të interesuar për femra, janë aktivë në këtë drejtim dhe për këtë shkak femrat i vërejnë shumë lehtë. E meta e këtyre meshkujve është se nuk janë edhe aq besnikë, meqë gjërat u mërziten shpejt, gjë që do të thotë se në martesë nuk dinë të jenë besnikë. Ata shpeshherë pendohen për zgjedhjet që kanë bërë lidhur me zgjedhjen e partneres, por ky pendim nuk zgjat për shumë kohë, pasi sytë do t’i hedhin tek një femër tjetër.
Grupi i gjakut A
Femrat
Me këtë grup gjaku, femrat janë mjaft demokratike në lidhje, e respektojnë partnerin dhe kualitetet e tij. Por, për shkak të natyrës emotive dhe të ndjeshme, i zbulojnë ndjenjat e tyre vetëm kur të jenë plotësisht të sigurt se nuk do të refuzohen. Femra me këtë grup gjaku bëhet një nënë, e cila përkrah fëmijët e saj, por edhe kërkon shumë nga ata.
Meshkujt
Ata që bartin grupin e gjakut “A” shpesh nuk janë interesantë për femrat në shikim të parë, vlerat e tyre ato i zbulojnë vetëm pasi që të jenë në lidhje për një kohë të gjatë. Kualiteti më i madh i meshkujve me këtë grup të gjakut është se janë të përkushtuar ndaj familjes në tërësi. Atyre u pëlqejnë kualitetet e gruas së tyre, të cilat edhe i theksojnë dhe ndihen krenarë.
Grupi i gjakut B
Femrat
Femrat me këtë grup gjaku, në dashuri presin kënaqësi, lumturi dhe që të duhen pa kufi, duan vëmendjen e vazhdueshme të burrit të tyre. Në lidhjet e dashurisë kanë kërkesa të tepërta, prandaj më vështirë vendosin për martesë. Përndryshe, janë tepër të përkushtuara ndaj familjes. Shpeshherë bezdisen nga personat që u qëndrojnë më pranë, duke krijuar barriera penguese.
Meshkujt
Ata meshkuj që kanë këtë grup gjaku i respektojnë femrat në një mënyrë të veçantë. Femrës së tyre të zgjedhur ata i rezervojnë një trajtim mbretëror. Por, e meta e tyre është se më shumë janë të prirur që të imagjinojnë, sesa që të ballafaqohen me probleme të jetës së përditshme. Ky lloj tipi mund të konsiderohet një tip imagjinar perfekt, por aspak praktik.
Grupi i gjakut AB
Femrat
Të gjitha femrat që bartin grupin e gjakut AB i adhurojnë meshkujt me shpirt aventurist, por kënaqen në dashuri vetëm derisa u lejohet që të jenë mistike. Si nëna, përshtaten shumë me nevojat e fëmijëve, janë të buta dhe nuk kanë shumë kërkesa. Çdokush do të dëshironte një nënë të tillë, pa komplekse dhe që përshtatet shumë lehtë.
Meshkujt
Janë miq të fëmijëve të tyre, por pa e tepruar. Specialiteti i meshkujve me këtë grup të gjakut është joshja, vardisja. Janë mjeshtër të mëdhenj për vardisje, por këtë gjë e bëjnë mirë dhe pa e tepruar. Në marrëdhënie në çift ata fillimisht janë perfektë, por më vonë asnjë gjë nuk u bën përshtypje dhe t’u lërë mbresa pozitive.

Vetëm 3% e njerëzve mund të shikojnë këtë video deri në fund pa halucinacione

- No Comments

Vetëm 3% e njerëzve mund të shikojnë këtë video deri në fund pa halucinacioneTë jenë të kujdesshëm në qoftë se ju keni probleme sy apo dhimbje koke të vazhdueshme. Megjithatë, asgjë nuk është aq e tmerrshme, sepse haluciacionet zakonisht zgjasin disa sekonda. Visual argëtues për të gjithë ekranin, lexoni me kujdes të gjitha letrat dhe shikoni nëse mund të qëndroni deri në fund.

Shkenca provon se macet janë shëruese natyrale

- No Comments
Macet janë kafshë shoqëruese dhe shoqe të mira. Deri tani kemi menduar se janë kafshë shtëpiake të lezetshme, por një studim shkencor i kohëve të fundit thotë se macet janë më shumë se kaq. Ato janë shumë terapeutike dhe mund të jenë një formë mjekimi për ato që vuajnë nga zemra.
E dinit që duke mbajtur një mace në shtëpi, ulni rrezikun për atak kardiak? Zbulimi është rezultati kryesor i një studimi më shumë se 10 vjeçar ku morën pjesë 4000 amerikanë, i bërë nga studiuesit në Universitetin e Minesotas në Minneapolis.
Pas një periudhe 10 vjeçare, pronarët e maceve kishin një rrezik 30% më të ulët për atak kardiak, në krahasim me ato që nuk mbanin mace.
Kjo ishte për shkak të uljes së nivelit të stresit dhe presionit të gjakut. Ulja e rrezikun për atak kardiak me 30% është përqindje shumë e konsiderueshme, kur kjo përqindje është shumë më e madhe se ajo që ofrojnë mjekimet dhe ilaçet.
Përveç shëndetit të zemrës, macet shkaktojnë edhe çlirim të oksitosinës në tru. Oksitosina është substanca e “të ndjerit mirë” që lidhet me ndjenjën e dashurisë dhe ka shumë efekt shërues për trupin. Serotonina dhe Dopamina çlirohen gjithashtu në tru, kur luan me macen, të cilat ulin stresin dhe e fusin trupin në gjendjen harmonike dhe gjithashtu stabilizojnë sistemin imunitar.
Studimet treguan se në krahasim me ata që nuk mbanin kafshë në shtëpi:
  • Pronarët e kafshëve vuajnë më pak nga depresioni.
  • Njerëzit me kafshë shtëpiake kanë presion më të ulët të gjakut në situata stresuese.
  • Pronarët e kafshëve kanë nivele më të ulëta trigliceridi dhe kolesteroli (treguesa për sëmundje të zemrës).
  • Pacientët e atakut kardiak që mbajnë kafshë shtëpiake mbijetojnë më shpesh.
  • Pronarët e kafshëve mbi moshën 65 vjeç kanë 30% më pak vizita tek mjeku.
  • Njerëzit me qen kishin benefitet më të mëdha shëndetësore, por edhe kafshët e tjera shtëpiake kanë efekt të madh.
Sipas artikullit të postuar në revistën “Scientific American”, gërhitja e maces ndodh gjatë frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes, kështu që nuk është taman gërhitje, por një formë frekuence mes 25 dhe 150 Hz. Shumë studime kanë treguar se tingulli me këtë frekuencë rrit dendësinë e kockave dhe shpejton shërimin.
Mund të zbuloni se duke e vendosur mace mbi kraharor kur ajo po gërhet, duket si rigjenerim. Kjo është për shkak të frekuencës së gërhitjes e cila praktikisht shëron qelizat.
Macet dhanë edhe efekte të mira për problemet psikologjike. Pacientët me mace duket se bëhet më të dashur dhe kështu kanë nivele strese më të vogla gjatë ditës. Një fakt i tillë është edhe në kulturën egjiptiane, ku macet ishin të konsideruara të shenjta. Mos ndoshta e kanë ditur? Dhe ne po e zbulojmë pas kaq shumë vitesh…
mace

Burime: http://www.spiritscienceandmetaphysics.com/science-proves-cats-are-holistic-healers/
http://www.care2.com/causes/14-ways-your-cat-improves-your-health.html
http://www.medicalnewstoday.com/articles/98432.php
http://www.helpguide.org/life/pets.htm
http://www.examiner.com/article/how-cats-can-be-therapeutic-especially-a-high-stress-environment
http://www.petplace.com/cats/cats-a-calming-influence-on-people-with-high-blood-pressure/page1.aspx 
http://www.cdc.gov/healthypets/health_benefits.htm
http://www.webmd.com/hypertension-high-blood-pressure/features/health-benefits-of-pets

12 simbole të shpeshta në ëndrra dhe çfarë kuptimi kanë

- No Comments
“Ëndrra është një derë e vogël e fshehur në pjesën më të thellë dhe më sekrete të shpirtit, duke u hapur në atë natë kozmike, e cila ishte psikika, shumë kohë para se të krijohej vetëdija-ego, dhe do të jetë e tillë sado larg që të përphapet vetëdija-ego jonë.” Carl Jung
Ëndrrat na japin një mundësi për të parë në brendësi të mendjes së nënvetëdijshme dhe lejojnë të kuptuarit më thellë të transformimeve psikologjike gjatë jetës së zgjuar. Shumë studime janë bërë në aspektin e interpretimit të ëndrrave dhe në këtë artikull do të përdorim një studim nga psikologu dhe psikiatri i respektueshëm Carl Jung, i cili besonte se ëndrrat janë të mbushura me simbole që burojnë nga nënvetdija.
Të interpretosh ëndrrat tuaja mund të japë ide interesante rreth psikikës (të menduarit) tënd. Nëse je gati për të mësuar pak rreth saj, mbaj një laps dhe letër afër shtratit dhe sapo të dali gjumi shkruaj ëndrrën me aq sa mban mend. Kjo gjë ka rëndësi të bëhet direkt në momentin e zgjimit, sepse ëndrrat harroren brenda 10 minutave pas zgjimit. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë dëshira për të mbajtur mend ëndrrat.
Më poshtë kemi rreshtuar disa nga simbolet më të shpeshta që dalin në ëndrra dhe një përshkrim të shkurtër të domethënies  së tyre. Analizimi i ëndrrave mund të jetë gjë shumë zbavitëse dhe interesante për të njohur veten dhe për tu përmirësuar, por mos harroni se ëndrrat janë shumë personale dhe kanë natyrë mistike. Carl Jungs thekson:
“Është marrëzi e plotë të besosh se një libër ose një mënyrë mund të interpretojë ëndrrat. Asnjë simbol i ëndrrës nuk mund të ndahet prej ëndërruesit i cili e ëndërroi dhe nuk ka kurrë një interpretim direkt për asnjë ëndërr.” -e marrur nga libri “Njeriu dhe simbolet e tij.” (titulli origjinal: Man and his Symbols)

1. Po ndiqesh nga dikush – Diçkaje duhet ti kushtosh rëndësi

Shpesh kujtojmë ëndrrat kur po na ndiqnin, sepse kjo të bën të ndihesh në ankth dhe të kesh frikë. Mesazhi i këtyre lloj ëndrrave është zakonisht diçka të cilës po i ikën. Mendja po të jep një të dhënë që diçka ka nevojë për vëmendjen tënde, që ti s’po ia var, por duhet.

2. Njerëz – Karakteristika të natyrës tënde njerëzore

Të shohësh njerëz në ëndërr është një pasqyrim i aspekteve të natyrës njerëzire. Kjo mund t’i japë ëndërruesut ide rreth karakteristikave personale që kanë nevojë për rëndësi. Nëse ëndërron njerëz specifik, kjo mund të tregojë se cilat probleme interpersonale duhet të rregullosh, ose mbase një aspekt i karakterit tënd të cilin e ke mohuar.

3. Shtëpi – Mendja e ëndërruesit

Ka disa shtresa vetëdijeje që lidhen me mendjen. Brenda një ëndrre, një shtëpi besohet të jetë një pasqyrim i mendjes së ëndërruesit, me katet dhe dhomat e ndryshme drejt aspekteve të ndryshme të mendjes.  Për shembull një bodrum mund të simbolizojë diçka që nuk është pranuar ose është mohuar nga ëndërruesi gjatë jetës zgjuar; dhomat e gjumit mund të simbolizojnë ndjenja, mendime dhe kujtime intime. Aktiviteti në shtëpi simbolizon se si ëndërruesi përdor strukturën e mendjes për të interpretuar informacionin.

4. Ushqim – Dije, njohuri

Në botën fizike, ushqimi mban gjallë dhe energjizon trupat tonë. Në botën e ëndrrave, ushqimi është një simbol i ushqyerjes së mendjes, ose me pak fjalë, njohuri. Të ëndërrosh ushqim mund të interpretohet gjithashtu si mendja është “e uritur” dhe po kërkon ide dhe intelekt të ri.

5. Shkolla – Të mësuarit

Kur një shkollë ose klasë është e pranishme në ëndërr, ose ëndërron rreth aspekteve të ndryshme të shkollimit si bërja e një testi, kjo simbolizon procesin e të mësuarit. Kjo mund të interpretohet si një nevojë për të mësuar diçka nga një situatë, e kaluar ose e tashme, ose ti ke nevojë për një vetë-ekzaminim të vetes.

6. Lakuriqësi – Ndershmëri dhe sinqeritet

Kur dikush shfaqet lakuriq në ëndërr, kjo simbolizon se një aspekt i caktuar ose emocion i ëndërruesit po paraqitet hapur dhe pa limite, edhe deri në pikën ku ëndërruesi ndihet i pambrojtur dhe i cënueshëm.

7. Seks – Shprehje e seksualitetit, bashkim dhe krijim

Kur dikush ëndërron marrëdhënie seksuale, kjo mund të simbolizojë bashkimin e dëshirave dhe emocioneve të nënvetëdijshme drejt njohjes së vetëdijshme. Kjo mund të simbolizojë gjithashtu krijimi i një marrëdhënie intime me të tjerët dhe me veten. Në shumë raste, ëndrra të tilla janë thjeshtë një shkarkim i shprehjes seksuale.

8. Automjete – Dhurimi ose pranimi i një përvoje

Automjetet në ëndrra simbolizojnë një rrugë për përvojë në atë që po ndodh në jetën e vetëdijshme, sa kontroll mendojmë se kemi mbi rrugën që na paraqet një përvojë dhe pengesat që na shfaqen. Madhësia dhe lloji i mjetit mund të tregojë mesazhet të ndryshme. Për shembull, mjetet e mëdha simbolizojnë simbolizojnë hapjen e mundësisë për përvojë, si një kompani ose komunitet, një ambulancë simbolizon një nevojë për shërim, një makinë policie mund të simbolizojë një nevojë për disiplinë.

9. Bebe – Diçka e re

Të ëndërrosh bebe shpesh simbolizon një ide të re ose organizim ose potencial për rritje në një zonë specifike të jetës së vetëdijshme.

10. Vdekje – Ndryshim

Në gjuhën e mendjes, vdekja shpesh simbolizon një ndryshim nga një gjendje të qënurit drej një tjetre. Edhe pse shumë e perceptojnë vdekjen në ëndërri si frikësuese ose negative, shpesh lidhet me ndryshimet dramatike ose tranzicione që po ndodhin në jetën e ëndërruesit.

11. Kafshë – Zakonet e ëndërruesit

Duke konsideruar se funksioni i kafshëve është kryesisht i bazuar në instinkt, prezenca e kafshëve në një ëndërr është një simbol për zakonet e ëndërruesit. Kjo lloj ëndrre mund të jetë shumë ndihmëse për të fituar mprehtësi në veset ditore si dhe dëshirat më të thella. Lloji i kafshës, ajo që po bën dhe mjedisi i saj mund të ndikojnë në mesazhin që po komunikohet nga mendja e nënvetëdijshme.

12. Rënie – Rikthim në të zgjuar / Kontroll

Zakonisht, nëse po bie gjatë ëndrrës, simbolizon procesin e kthimit në vetëdijen e zgjuar. Shumicën e rasteve, ëndërruesi nuk bie deri “në fund”, por do të zgjohet ose do të ndalojë së ëndërruari. Disa besojnë se nëse po bie në mënyrë të pakontrollueshme në një ëndërr, simbolizon që nuk ndihesh nën kontroll të një aspekti të caktuar të jetës zgjuar ose ke frikë të heqësh dorë nga diçka.

10 fakte interesante dhe te pabesueshme mbi zjarrin, te cilat mbase nuk i keni ditur…

- No Comments
10 fakte interesante dhe te pabesueshme mbi zjarrin, te cilat mbase nuk i keni ditur…

1. Toka është planeti i vetëm i njohur ku zjarri mund të ndizet. Në planetët e tjerë thjesht nuk ka mjaft oksigjen. Sa më shumë oksigjen, zjarri është më i ngrohtë.
zjarri3333
2. Flaka e qiririt është e kaltër në fund, sepse flaka aty merr oksigjen, ndërkaq në maje e verdhë, ku e djegë atë.
3. Zjarri krijon ujin. Nëse nuk besoni, ngrohni lugën bosh të thatë në flakë dhe do të shihni ujë në të.
4. Eshtrat e djegura dhe hiri tregojnë që paraardhësit tanë kanë ndezur zjarr para më shumë se 400.000 vjetësh.
zjarri4444
5. Natyra është përplot befasi, andaj nuk duhet të befasohemi edhe për njërën që ka të bëjë me zjarrin. Rreth 220 kilometra në veri të Sidnejit, është vlerësuar që thëngjilli ndizet tashmë 500.000 vjet, pa ndërprerë.
6. Grekët e lashtë kanë ndezur zjarr në dritën e përqendruar të diellit. Pasqyrat parabolike të cilat fokusojnë rrezet e diellit akoma përdoren për ndezjen e pishtarëve olimpikë.
7. Në çdo 52 vjet, kur kalendari i tyre ka përfunduar ciklin, astekët kanë shuar të gjitha zjarret, por edhe flakën në mbretëri. Kryeprifti atëherë ka ndezur zjarrin e ri në gjoksin e hapur të viktimës. Zjarri i dalë nga ajo flakë është shpërndarë në pjesën tjetër të vendit.
zjarri 222
8. Në vitin 1666, një zjarr e ka shkatërruar 80% të Londrës, mirëpo njëkohësisht e ka mposhtur murtajën e cila i ka vrarë më shumë se 65.000 njerëz një vit më parë (1665). Në zjarr janë djegur të gjithë minjtë dhe mizat, të cilat kanë qenë bartës të baktereve.
9. Vetëdjegia nuk është vetëm mit. Disa burime karburantesh mund vetë të gjenerojnë nxehtësinë. Për shembull, xinat (lloj shkurresh) kanë aq vajra natyrorë, të cilat mund të vetëdigjen, ndërkaq kur transportohen shënohen si “mall i rrezikshëm”.
zjarri7777
10. Çdo ditë rrufetë godasin tokën më shumë se 1.000.000 herë (më saktë: 1.728.000 rrufe godasin tokën çdo ditë. Edhe pse numri tingëllon si i pabesueshëm, ky fenomen natyror është i rëndësishëm për ruajtjen e balancës midis tokës dhe atmosferës). 10% deri 20% të këtyre goditjeve shkaktojnë zjarr (kryesisht të vogël).

7 fenomene të çuditshme të mendjes

- No Comments

stf152_mindBlow-620x372DÉJÀ VU

Déjà vu është ndjesia e sigurisë që ti e ke përjetuar më përpara një situatë të caktuar. Duket sikur diçka që ka ndodhur po përsëritet sërish në një moment të ri. dejavu1Shumicën e rasteve, situata ka ndodhur.
Kur mendojmë për atë që bëjmë ose thojmë çdo ditë, shumë herë është përsëritëse. Dhe disa situata të caktuara i kemi parë edhe në ëndërr.

DÉJÀ VISITÉ

Déjà visité është një ndjesi e madhe familiariteti me një vend, ku nuk ke qenë kurrë më parë. Mund të jetë qytet, vend, pyll, ndonjë vend që ke parë në ëndrra, një vend që nuk ke menduar se do e vizitosh më parë.
deja vu

DÉJÀ VÉCU

dejavu
Déjà vécu është e ngjashme me një Déjà Vu, por më shumë përfshirës. Një moment Deja Vu e ke PARË më përpara, por një moment Deja Vecu është diçka që ke NDJERË më përpara.
Bjen kujtime rreth aromës dhe tingullit në shumë detaje. Është më e intense se Deja Vu.

 DÉJÀ SENTI

Déjà senti – është një fenomen kur të duket sikur e ke dëgjuar diçka më përpara. Ka raste kur ndodh që ty të duket sikur ke thënë diçka dhe pastaj e kupton që nuk ke folur fare.
Ndodh në ato momente të ditës kur sheh ëndrra me sy hapur, mendon se ke bërë diçka dhe atëherë kthehesh në realitet, kur kupton se je aty i ulut gjatë gjithë kohës.
imgres


JAMAIS VU

Jamais vu – ky është një fenomen i veçantë. Duket si e kundërta e Deja Vu, kur diçka nuk e njeh. Kjo përvojë ndodh, nëse e përsërit një fjalë për një kohë të gjatë dhe pastaj ti nuk arrin ta besosh se ajo është akoma një fjalë.
Fillon të dyshosh nëse je duke e shqiptuar mirë dhe të duket si një tingull i huaj i disa shkronjave të përziera.
Më ka ndodhur, kur isha fëmijë, me fjalën bukë. Pasi e përsërita për një kohë të gjatë, kjo fjalë ishte më fjalë, por grumbull shkronjash dhe nuk kishte më një kuptim të njohur për mua. Më dukej shumë e çuditshme.
f6f040e4e76a581ca462d8b5c40d99ce

L’ESPRIT DE L’ESCALIER

L’esprit de l’escalier – e përkthyer si “shkallët e shpirtit është ajo ndjesi e keqe kur e di çfarë të thuash pasi është TEPËR vonë. Në moment nuk di çfarë të thuash dhe pasi biseda mbaron, atëherë e di fiks atë që duhej të thuaje. Ndodh shpesh.

escalier

PRESQUE VU

Presque vu është ajo ndjesi e mërzitshme kur ke diçka “në maje të gjuhës”. Gati arrin ta kujtosh atë fjalë ose ide që po përpiqesh të kujtosh, por nuk po arrin ta kujtosh tamam.
Kjo është një përvojë e çuditshme. Duket sikur sheh pjesë të botës në mendje, por të ngatërruara dhe nuk mund të gjehet diçka lehtë.
Ai moment, kur arrin ta kujtosh, ose ta kthesh në vetëdije dhe kur e shpreh është ndjesi e bukur, çfarë e bëri të mundur formimin e lidhjeve në mendjen tënde për të rikujtuar informacionin? Kjo pyetje të bën të kuptosh më mirë natyrën e mendjes tënde.

7 shenja që tregojnë që je pesimist dhe si ta ndryshosh

- No Comments
Unë nuk kam takuar kurrë një pesimist që e ka zgjedhur vetë pesimizmin si mënyrë të menduarit. Thjesht ndodh. Në jetët tona ne dëmtohemi nga njerëzit. Disa herë është aksidentale, disa herë me qëllim. Unë e mendoj atë si rregulli 1%. Nëse 1% e njerëzve në jetën tënde të ka bërë keq, pse të ndryshosh mënyrën tënde të të sjellurit me 99% të tyre? Dhe me veten? Këtu keni 7 shenjat që tregojne se mund te kesh hyrë padashur në pesimizëm.

1. I nënvlerëson sukseset e tua.

Ne të gjithë kemi arritur disa suksese në jetë, dhe ndonjëherë duhet t’i shijosh ato në vend që ti ulësh, duke ia ditur për nder dikujt tjetër, ose duke i quajtur fat. Kur ke bërë dicka të paparë, mos shiko shtrembër, por jepi vetes pak lavdi.

2. Dorëzohesh shumë shpejt.

Nëse nuk beson se do të arrish dicka me punën tënde, kur i afron gjërat pesimiste, mund te dalësh nga shinat dhe te heqësh dorë lehtësisht. Merr frymë thellë, pusho pak, hiqe fytyrën nga puna për një minutë, por mos i lër pengesat e vogla të të ndalin. Mos u dorëzo!

3. E ke të vështirë të falësh të tjerët.

Pesimistët e kanë të vështirë të falin. E di këtë gjë shumë mirë. Kur unë mërzitem shumë me dikë, kujtoj që urrejtja është si të pish helm dhe të presësh që ato të sëmuren. Unë i kam premtuar vetes  qe do të fal. Por prapë i ndiej këto ndjenja. Nuk mund t’i mohosh ato, por mund t’i shmangësh me anë të një mënyre të shëndetshme.

4. Pret më të keqen.

Është e lehtë të ndodhi kur je pesimist. Mund të ndalosh së prituri më të keqen thjesht duke mos pasur parashikime! Kam kuptuar se sa më pak parashikime të kem, aq më i gëzuar jam.

5. Vepron me egoizëm.

Pasi je bërë pesimist, të kujdesesh për të tjerët kalon në plan të dytë. Pse ti ndihmosh të tjerët kur nuk merr asgjë në shkëmbim? Kjo nuk është një  mënyrë e mirë sesi të kalosh jetën. Nuk po sugjeroj që ti vësh të tjerët në plan të parë, por ndoshta ndonjëherë mendo për të tjerët përpara vetes. Mund të surprizoheni sesa mirë do të ndihesh.

6. Je dyshues ndaj qëllimeve të të tjerëve.

Është e rëndësishme të besosh tek njerëzit deri sa të kesh një arsye për të mos i besuar. Nuk është e shëndetshme të mendosh se të tjerët përpiqen gjithmonë të perfitojnë nga ti, edhe pse duket se ata duan të ndihmojnë. Nëse dikush është duke bërë diçka të mirë për ty, mendo se ashtu është me të vërtetë. Ata vetëm po tregohen të mirë.

7. Je xheloz për suksesin e të tjerëve.

Po, ndonjëherë ta shpif kur nuk merr rritje në detyrë apo nuk lidhesh me vajzën që do, por ky është shansi nganjëherë. Nuk ke pse të ndihesh keq. Mendo për gjërat e bukura që kanë ndodhur tashmë. Ndihu i gëzuar për to gjithashtu!

Burimi: http://higherperspectives.com/pessimist/

11 përdorime fantastike të pastës së dhëmbëve që nuk i dini

- No Comments
1.Pastro CD-të dhe DVD-të për të hequr disa nga gërvishtjet.
repair-scratched-CD-toothpaste
2.Pastro rrathët e gotave mbi tavolina ose mobilje.remove-water-rings-toothpaste
3.Hiq njollat nga copat.remove-stains-toothpaste
4. Fshij shkrimet me bojë permanente në dru.remove-marker-from-wood-toothpaste
5.Hiq çimçakizat nga rrobat dhe flokët.remove-gum-toothpaste
6. Pastro argjendin për ti dhënë shkëlqim.
7. Ndihmon në heqjen e puçrrave.
8. Hiq shkrimet me pastela nga muret.get-crayon-off-wall-toothpaste
9. Heq erën e ushqimeve me erë të rëndë (peshku, qepa, hudhrat) si dhe erërat e naftës etj. nga duart.deodorize-hands-toothpaste
10. Pastro WC me pastë dhëmbësh.clean-toilet-toothpaste
11. Pastro bizhuteritë.clean-tarnished-jewelry-toothpaste
12. Pastro pjesët e bardha të këpucëve.clean-shoes-toothpaste
13. Hiq gërvishtjet nga ekranet e celularëve.clean-screen-toothpaste
14. Pastro butonat e pianos.clean-piano-keys-toothpaste
15. Fërko dhe pastro thonjtë.clean-nails-toothpaste
16. Pastro hekurin për ta bërë të shkëlqejë.clean-iron-toothpaste

Burim: http://www.awesomeinventions.com/cleaning-with-toothpaste/

Nëna më "trendy" këndon "S'jena mo" të Getoarit (VIDEO)

- No Comments
Getoar Selimi ka shumë fansa mes të rinjve, por së fundmi nuk mungojnë as të moshuarit.

Në rrjetet sociale po qarkullonnjë video ku shfaqet një gjyshe teksa këndon këngën e tij "S\'jena mo", shkruan Portali Albeu.

Shijojeni videon e mësipërme...

Këto shenja tregojnë se keni gjetur shpirtin binjak

- No Comments
73b972910c496b7580cfcf8e40f2d70fEdhe nëse besoni se shpirti binjak nuk ekziston në jetën reale, por vetëm në përralla, ka sigurisht disa shenja që tregojnë se personi që keni në krah është i duhuri, është vetëm dhe vetëm për ty. Të tilla dashuri vijnë vetëm një herë në jetë ndaj shihni cilat shenja jua tregojnë më së miri këtë.
1- Mund të përcillni atë që jeni duke menduar thjesht duke e parë njëri-tjetrin në sy
2- Ju as që e mbani mend se si ka qënë jeta juaj pa të…madje as doni ta mendoni diçka të tillë.
3- Ai/Ajo e di ekzaktësisht se çfarë duhet të bëjë për t’ju qetësuar kur jeni shumë të nervozuar, për t’ju lehtësuar stresin apo për t’ju ngritur humorin.
4- Ai/Ajo ju ndryshon ju çdo ditë që kalon.
5- Ai/Ajo di se si duhet të sillet në krevat…madje as përpiqet të bëjë gjërat që ti nuk i dëshiron.
6- Edhe pas disa vitesh bashkë, ju ende keni një kimi të mrekullueshme.
7-Ju ndiheni plotësisht komod/e në praninë e tij/saj.
8- Pasi keni kaluar disa ditë bashkë, të dy flisni me një milje në minutë për të mësuar çdo gjë që keni humbur kur nuk keni qenë pranë njëri-tjetrit.
9-Ndjeni se e njihni njëri-tjetrin prej një jete.
10-Ju nuk pajtoheni në disa gjëra, por ama jeni gjithmonë të një mendimi për çështje të rëndësishme.
11-Ju keni një lidhje të tillë që njerëzit rreth jush nuk e kuptojnë dot.
12-Familjet e njëri-tjetrit i ndjeni si familjet tuaja.
13-Nuk e ndjeni nevojën të kërkoni më shumë, sepse jeni në paqe dhe të qetë me atë që keni.
14-Ju lëndoheni kur lëndohet edhe tjetri, ju qeshni kur qesh edhe tjetri.
15-Partneri/ja është pjesë e çdo historie që ju tregoni.
16-Mendoni se gjërat më të çuditshme që secili prej jush bën janë të adhurueshme, dhe për këtë ndjeheni të dy njësoj.
17-Jeni njeri më i mirë kur jeni me njëri-tjetrin sesa kur jeni vetëm.
18- Ju mbështesni ëndrrat e njëri-tjetrit, edhe nëse nuk i kuptoni tërësisht ato.
19-Jeni një dyshe dinamike, një çift i përsosur, një ekip i vërtetë.
20-Ndjeheni të mbrojtur dhe të sigurtë në lidhjen tuaj.
21-Për herë të parë në jetën tuaj, kuptoni se shtëpia nuk është një vend, por një person.
22-Në disa mënyra, ju jeni bërë si njëri-tjetri.
23-Jeni vetja me të mirat dhe këqijat tuaja, dhe e dashuroni njëri-tjetrin për të dyja këto.
24-Ju e ndjeni thellë në shpirt, se ai/ajo është enkas për ju.