Bekim Kastrati është gati për ndeshjen e madhe të Shqipërisë që do ta zhvillojë në udhëtim me Danimarkën.
Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Kastrati ka marrë rrugën nga Gjermania për në Kopenhagë për ta përkrahur kombëtaren.
Madje, ish sulmuesi i Monchengladbachut ka marrë me vete edhe flamurin ‘Autochthonous’, që më 14 tetor të vitit 2014 dridhi Beogradin.
“Shqipëria. 3 pikë”, shkruan Kastrati në Facebook.
Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Danimarkës dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në Kopenhagë. /Express
No Comment to " Ish lojtari Kombëtares dridhë Danimarkën (Foto) Ish lojtari Kombëtares dridhë Danimarkën (Foto) "