Mergim Mavraj në pamundësi për të qenë fizikisht prezent në Kopenhagë për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e tij, e ka bërë këtë në një tjetër mënyrë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mergim Mavraj nuk do të mund t’i ndihmoj Kombëtares Shqiptare në ndeshjen ndaj Danimarkës, përshkak të një lëndimi, ku vendin e tij pritet ta zë Arlind Ajeti.
Mirëpo, kjo nuk e ka ndalur atë që të përkrah Kombëtaren Shqiptare përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku kishte shkruar: “Shqiponja ka hapur krahët, le të fluturojmë drejtë ëndrrës! Me Zotin dhe besim do ktheheni me Fitore në vendin e shqipeve!”, kishte shkruar Mavraj.
Ai beson se fitorja e sotme kishte me rrit vetëbesimin edhe më shumë te Kombëtarja për sfidat e radhës.
No Comment to " Mavraj ne pamundesi per te qene prezent ka zgjedhur... (Foto) "