Macet janë kafshë shoqëruese dhe shoqe të mira. Deri tani kemi menduar se janë kafshë shtëpiake të lezetshme, por një studim shkencor i kohëve të fundit thotë se macet janë më shumë se kaq. Ato janë shumë terapeutike dhe mund të jenë një formë mjekimi për ato që vuajnë nga zemra.
E dinit që duke mbajtur një mace në shtëpi, ulni rrezikun për atak kardiak? Zbulimi është rezultati kryesor i një studimi më shumë se 10 vjeçar ku morën pjesë 4000 amerikanë, i bërë nga studiuesit në Universitetin e Minesotas në Minneapolis.
Pas një periudhe 10 vjeçare, pronarët e maceve kishin një rrezik 30% më të ulët për atak kardiak, në krahasim me ato që nuk mbanin mace.
Kjo ishte për shkak të uljes së nivelit të stresit dhe presionit të gjakut. Ulja e rrezikun për atak kardiak me 30% është përqindje shumë e konsiderueshme, kur kjo përqindje është shumë më e madhe se ajo që ofrojnë mjekimet dhe ilaçet.
Përveç shëndetit të zemrës, macet shkaktojnë edhe çlirim të oksitosinës në tru. Oksitosina është substanca e “të ndjerit mirë” që lidhet me ndjenjën e dashurisë dhe ka shumë efekt shërues për trupin. Serotonina dhe Dopamina çlirohen gjithashtu në tru, kur luan me macen, të cilat ulin stresin dhe e fusin trupin në gjendjen harmonike dhe gjithashtu stabilizojnë sistemin imunitar.
Studimet treguan se në krahasim me ata që nuk mbanin kafshë në shtëpi:
  • Pronarët e kafshëve vuajnë më pak nga depresioni.
  • Njerëzit me kafshë shtëpiake kanë presion më të ulët të gjakut në situata stresuese.
  • Pronarët e kafshëve kanë nivele më të ulëta trigliceridi dhe kolesteroli (treguesa për sëmundje të zemrës).
  • Pacientët e atakut kardiak që mbajnë kafshë shtëpiake mbijetojnë më shpesh.
  • Pronarët e kafshëve mbi moshën 65 vjeç kanë 30% më pak vizita tek mjeku.
  • Njerëzit me qen kishin benefitet më të mëdha shëndetësore, por edhe kafshët e tjera shtëpiake kanë efekt të madh.
Sipas artikullit të postuar në revistën “Scientific American”, gërhitja e maces ndodh gjatë frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes, kështu që nuk është taman gërhitje, por një formë frekuence mes 25 dhe 150 Hz. Shumë studime kanë treguar se tingulli me këtë frekuencë rrit dendësinë e kockave dhe shpejton shërimin.
Mund të zbuloni se duke e vendosur mace mbi kraharor kur ajo po gërhet, duket si rigjenerim. Kjo është për shkak të frekuencës së gërhitjes e cila praktikisht shëron qelizat.
Macet dhanë edhe efekte të mira për problemet psikologjike. Pacientët me mace duket se bëhet më të dashur dhe kështu kanë nivele strese më të vogla gjatë ditës. Një fakt i tillë është edhe në kulturën egjiptiane, ku macet ishin të konsideruara të shenjta. Mos ndoshta e kanë ditur? Dhe ne po e zbulojmë pas kaq shumë vitesh…
mace

Burime: http://www.spiritscienceandmetaphysics.com/science-proves-cats-are-holistic-healers/
http://www.care2.com/causes/14-ways-your-cat-improves-your-health.html
http://www.medicalnewstoday.com/articles/98432.php
http://www.helpguide.org/life/pets.htm
http://www.examiner.com/article/how-cats-can-be-therapeutic-especially-a-high-stress-environment
http://www.petplace.com/cats/cats-a-calming-influence-on-people-with-high-blood-pressure/page1.aspx 
http://www.cdc.gov/healthypets/health_benefits.htm
http://www.webmd.com/hypertension-high-blood-pressure/features/health-benefits-of-pets

No Comment to " Shkenca provon se macet janë shëruese natyrale "