Rei Manaj arrin një debutim ëndrrash

By Xhafer - No Comments
Manaj: I emocionuar për debutimin
Rei Manaj arrin një debutim ëndrrash duke luajtur për disa minuta që në takimin e parë e Interin. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa foli për përshtypjet e para pas ndeshjes, ku hyri në lojë në minutën e 85’.
“Jam i lumtur për fitoren. Të debutosh përpara 30 mijë personave nuk është e lehtë dhe pata pak emocione, por jam i lumtur. Unë dua të luaj më shumë, jam i ri por do të mësoj me kalimin e kohës. Në këtë takim mund të bëja më shumë, por të shohim në ndeshjen e radhës. Mendoj se për momentin i rëndësishëm është rezultati” – tha Manaj në përfundim të ndeshjes.
18-vjeçari u afrua tek Interi gjatë merkatos së verës duke bindur menjëherë trajnerin Roberto Mançini ta përfshijë në ekipin e parë.

Tags:

No Comment to " Rei Manaj arrin një debutim ëndrrash "