73b972910c496b7580cfcf8e40f2d70fEdhe nëse besoni se shpirti binjak nuk ekziston në jetën reale, por vetëm në përralla, ka sigurisht disa shenja që tregojnë se personi që keni në krah është i duhuri, është vetëm dhe vetëm për ty. Të tilla dashuri vijnë vetëm një herë në jetë ndaj shihni cilat shenja jua tregojnë më së miri këtë.
1- Mund të përcillni atë që jeni duke menduar thjesht duke e parë njëri-tjetrin në sy
2- Ju as që e mbani mend se si ka qënë jeta juaj pa të…madje as doni ta mendoni diçka të tillë.
3- Ai/Ajo e di ekzaktësisht se çfarë duhet të bëjë për t’ju qetësuar kur jeni shumë të nervozuar, për t’ju lehtësuar stresin apo për t’ju ngritur humorin.
4- Ai/Ajo ju ndryshon ju çdo ditë që kalon.
5- Ai/Ajo di se si duhet të sillet në krevat…madje as përpiqet të bëjë gjërat që ti nuk i dëshiron.
6- Edhe pas disa vitesh bashkë, ju ende keni një kimi të mrekullueshme.
7-Ju ndiheni plotësisht komod/e në praninë e tij/saj.
8- Pasi keni kaluar disa ditë bashkë, të dy flisni me një milje në minutë për të mësuar çdo gjë që keni humbur kur nuk keni qenë pranë njëri-tjetrit.
9-Ndjeni se e njihni njëri-tjetrin prej një jete.
10-Ju nuk pajtoheni në disa gjëra, por ama jeni gjithmonë të një mendimi për çështje të rëndësishme.
11-Ju keni një lidhje të tillë që njerëzit rreth jush nuk e kuptojnë dot.
12-Familjet e njëri-tjetrit i ndjeni si familjet tuaja.
13-Nuk e ndjeni nevojën të kërkoni më shumë, sepse jeni në paqe dhe të qetë me atë që keni.
14-Ju lëndoheni kur lëndohet edhe tjetri, ju qeshni kur qesh edhe tjetri.
15-Partneri/ja është pjesë e çdo historie që ju tregoni.
16-Mendoni se gjërat më të çuditshme që secili prej jush bën janë të adhurueshme, dhe për këtë ndjeheni të dy njësoj.
17-Jeni njeri më i mirë kur jeni me njëri-tjetrin sesa kur jeni vetëm.
18- Ju mbështesni ëndrrat e njëri-tjetrit, edhe nëse nuk i kuptoni tërësisht ato.
19-Jeni një dyshe dinamike, një çift i përsosur, një ekip i vërtetë.
20-Ndjeheni të mbrojtur dhe të sigurtë në lidhjen tuaj.
21-Për herë të parë në jetën tuaj, kuptoni se shtëpia nuk është një vend, por një person.
22-Në disa mënyra, ju jeni bërë si njëri-tjetri.
23-Jeni vetja me të mirat dhe këqijat tuaja, dhe e dashuroni njëri-tjetrin për të dyja këto.
24-Ju e ndjeni thellë në shpirt, se ai/ajo është enkas për ju.

No Comment to " Këto shenja tregojnë se keni gjetur shpirtin binjak "