Shani Tarashaj vendosi përsëri emrin e tij në tabelën e shënuesve. Sulmuesi me origjinë shqiptare, i cili luan me Grasshoperin realizoi 2 gola në fitoren e thellë 6 – 1 me Luganon në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Zvicrës. 20-vjeçari luajti për 82 minuta. Tarashaj ka shënuar 5 në kët sezon duke kryesuar renditjen e golashënuesve.
Djaloshi i cili është pjesë e përfaqësueses U21 të Zvicrës është mes lojtarëve që vëzhgohet nga trajneri i Kuqezinjve, Xhani De Biazi.
Prej minutës së 72 në fushë për Grasshoperin u aktivizua edhe shqiptari tjetër Florian Kamberi, 20 vjeç, i cili luan si sulmues. /Sportal.al/

Tarashaj shënon përsëri

Tags:

No Comment to " Një “yll” shqiptar po “ndriçon” në Zvicër, Tarashaj bëhet kryegolashënues (VIDEO) "