La Liga planifikon t’i ofrojë transmetuesve ndërkombëtarë mundësinë e shfaqjes së ndeshjeve në sezonin e ardhshëm, por pakoja nuk e përmban skuadrën kampione, Barcelonën, dhe tre klube tjera. La Liga ka siguruar 38 nga 42 klubet profesionale të dy ligave kryesore të Spanjës pas emërimit të transmetuesit spanjoll “Mediapro” dhe agjentëve të tij si përgjegjës për negocimin me palët e interesuara. Por, Barcelona, së bashku me Espanjolin, Selta Vigon dhe Real Sociedadin, nuk do të jenë të përfshirë. “Në rast se La Liga nuk i ka të gjitha të drejtat për sezonin 2015-15, shuma e paraparë për klubet në pako duhet të negociohet”, thuhet në komunikatën e publikuar, komenton portali “Lajmi”. Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, deklaroi javën e shkuar se shpreson në arritjen e marrëveshjes me Barcelonën dhe tre klubet tjera në “vitet e ardhshme”.
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No Comment to " Barcelona “zhduket” nga La Liga?! "