0c33a32d4fd2148e0ee29a498f8192d6Të gjithë e dimë se sytë mund të tregojnë më së miri ndjesitë tona, por disa studime të fundit tregojnë se ato gjithashtu shumë për shëndetin tonë. Kjo për shkak se ngjyra jonë e syve është e lidhur edhe me gjendjen tonë shëndetësore ndaj shpjegon deri diku rreziqet që mund të përballet shëndeti jonë në të ardhmen.
Sytë ngjyrë blu
Krahas të njëjtave rreziqeve, si to të syve jeshilë, ju keni më shumë të ngjarë të vuani nga varësia nga alkoolit. Studiuesit nuk mund të shpjegojnë lidhjen e saktë mes këtyre dy të dhënave ndaj pranojnë se ka nevojë për hulumtime të mëtejshme.
Sytë ngjyrë kafe
Sa më e errët të jetë ngjyra juaj e syve, aq me më shumë mbrojtje ultravjollcë keni lindur, thotë okulisti Ivan Schwab. Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të shmangni kremrat mbrojtës apo syzet e diellit, sepse të gjithë kanë përfitime nga mbrojtja e tyre. Ju keni më pak mundësi, sesa njerëzit me sytë me ngjyrë, që të prekeni nga kanceri i lëkurës apo katarakti. Studimet e tjera tregojnë se ju keni pak gjasa të prekeni nga vitiligo- një sëmundje autoimune që karakterizohet nga njolla të bardha në lëkurë dhe flokë. Ju keni gjithashtu tolerancë të ulët për dhimbjet dhe gjasa më të mëdha për të vuajtur nga ankthi sesa gratë me sytë me ngjyrë, veçanërisht përgjatë lindjes, sipas një tjetër studimi të publikuar në 2014-ën. Studiuesit thonë se për këtë ju duhet të fajësoni gjenet tuaja.
Sytë ngjyrë lajthi
Sytë me këtë ngjyrë tregojnë se ju jeni të ndjeshme ndaj dhimbjeve dhe ankthit më shumë sesa femrat me sytë me ngjyra të çelura sipas studimit.
Sytë ngjyrë jeshile
Femrat që kanë sytë me ngjyrë jeshile mund të kenë tolerancë të lartë ndaj dhimbjeve dhe rrezik të ulët të prekjes nga ankthi dhe depresioni, veçanërisht gjatë lindjes dhe pas saj. Kjo ngjyrë sysh tregon gjithashtu mbrojtje më të ulët kundër rrezeve ultravjollcë në krahasim me sytë me ngjyrë kafë, që do të thotë se keni rrezik të lartë të prekeni nga melanoma në sy.
Sytë e kuq
Çdokujt i ndodh t’i bëhen sytë e kuq kohë pas kohe kur enët e gjakut nuk janë në formë. Kjo zakonisht ndodh për shkak të thatësisë në sy, alergjisë, ekspozimit ndaj diellit apo nga pluhuri. Është interesante të dihet, se sytë e kuq janë lidhur me depresionin, veçanërisht në mesin e njerëzve të moshuar. Nëse sytë tuaj janë të kuq për disa ditë me radhë, ju duhet t’i drejtoheni mjekut tuaj. Ndoshta ju mund të keni sindromën Sjögren, një sëmundje e zakonshme autoimune, një infeksion, një anomali të enëve të gjakut ose diçka tjetër që mund të jetë serioze.
Sytë të verdhë
Kur e pjesa e bardhë e syve tuaj, mban ngjyrë të verdhë, mëlçia juaj mund të jetë në telashe. Sytë në këtë ngjyrë janë shenjë e simptomës së verdhëzës, një sëmundje e mëlçisë që ndikon në aftësitë e trupit për të filtruar një substancë të veçantë. Ajo mendohet të ketë lidhje edhe me varësisë ndaj alkoolit.

No Comment to " Çfarë thotë ngjyra e syve për shëndetin tuaj? "