Televizioni i ri "Zjarr Tv" u kryqëzua nga opinioni publik, sidomos në rrjete sociale, për shkak se paraqiti disa spikere gati të zhveshura.

Një nga prezantueset e edicionit të lajmeve në “Tv Zjarr”, Enki, e cila ishte në qendër të kritikave për shkak të mënyrës si prezantoi, ka dhënë një intervistë për emisionin “Oktapod” në Vizion Plus.

Ajo ka thënë se nuk ka bërë asgjë të pazakontë, pasi ishte vetëm diçka e re në ekran.

Enki theksoi se për të dalë në spikerim ka bërë disa herë prova dhe se ajo që po bënte ishte gazetari profesionale.

Prezantuesja e debatuar e lajmeve në “Tv Zjarri” më tej ka treguar rreth vetes, duke thënë se gazetarinë e ka patur gjithnjë pasion.

Duke përshkuar veten, tha se në përditshmëri vishet normalisht, por se ajo veshje ishte vetëm për edicionin e lajmeve.

Tags:

No Comment to " Enki e “Tv Zjarr”: Nuk pendohem, gjithçka ishte brenda normales "