Kishin zgjedhur Shqipërinë si një nga destinacionet e veçanta për të eksploruar gjatë turit në Ballkan, por rrugëtimi i tyre u ndërpre tragjikisht teksa u bënë pre të një sulmi me armë në Dukagjin që i mori jetën një çifti të rinjsh çek.
Në një vëzhgim në profilet në Facebook të Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe dallohen fotot nga aventura e tyre në Shqipëri, imazhe të cilat të rinjtë kishin zgjedhur t’i ndanin me miqtë e tyre në rrjetin social.
Në një foto të fundit të cilën e ka shkrepur i dashuri i zemrës së 36-vjeçares, duket Anna teksa ekspozon pranë makinës Nissan, i njëjti automjet në të cilin dy të rinjtë u qëlluan me breshëri kallashnikovi ndërsa ktheheshin nga Thethi për në Shkodër mbrëmjen e të premtes (3 korrik) në fshatin Prekal.

Është e njëjta fuoristradë me targa çeke 4P8 9798 me të cilën çifti i turistëve kishin nisur turin për të eksploruar bukuritë e rralla të Shqipërisë dhe në Ballkanit. Mbi makinë bie në sy çadra që i shoqëronte të rinjtë në çdo destinacion që merrnin.
Fotot janë edhe nga momente të tjera të tyre, ku duken mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit. Të rinjtë kishin publikuar foto ndërsa ishin në plazh, e po ashtu kanë fotografuar peizazhe që atyre mesa duket i kanë lënë mbresa te vecanta.
Pak ore para se te beheshin pre e sulmit makaber, vrasje e cila ka ende pikepyetje per menyren dhe shkaqet, cifti i turisteve cek kane publikuar edhe nje foto te flamurit shqiptar…Si per paradoks, dy te rinjte u vrane gjakftohtesisht pikerisht ne vendin tone. .
No Comment to " Fotot e fundit të çiftit çek në Shqipëri, pak orë para ekzekutimit "