NATO dhe Rusia po përgatiten për konflikt

By Xhafer - No Comments
rusiaIntensiteti në rritje i ushtrimeve ushtarake, të kryera nga Rusia dhe NATO-ja, po i rrit gjasat e një konflikti të armatosur në Evropë, ka paralajmëruar Instituti Rrjeti i Lidershipit Evropian, me seli në Londër.
Drejtori i Institutit, Ian Kearns, ka thënë se lojërat paralajmëruese “po i kontribuojnë klimës së mosbesimit”.
Kearns është bashkautor i studimit, i cili ka analizuar në detaje stërvitjet ushtarake të mbajtura këtë vit nga Rusia dhe NATO-ja, të cilat janë në mosmarrëveshje të thella për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë.
Ai ka thënë se, transmeton rel, ka shenja se “Rusia është duke u përgatitur për konflikt me NATO-n dhe se NATO-ja është duke u përgatitur për konfrontim të mundshëm me Rusinë”.
Ushtrimet “mund të ushqejnë pasigurinë” dhe të rrisin “rrezikun e përplasjeve ushtarake”, thuhet në studim.
Po sipas tij, NATO planifikon rreth 270 ushtrime këtë vit, ndërsa Rusia ka njoftuar për 4,000 stërvitje në të gjitha nivelet.
NATO-ja ka kritikuar raportin duke thënë se ai “gabimisht i vë ushtrimet e Rusisë dhe të NATO-s në të njëjtin nivel”.

Tags:

No Comment to " NATO dhe Rusia po përgatiten për konflikt "