Në internet po qarkullojnë foto tronditëse që mendohet të jenë nga momenti I ekzekutimit të kroat Tomislav Salopek nga ushtarët e Shtetit Islamik, ISIS.
Nga ana tjetër, në Kroaci asnjëra media nuk i ka publikuar këto fotografi, sipas tyre në shenjë respekti për viktimën dhe familjen e tij, përcjell në shqip Gazeta Express.
Lajmi për vrasjen e shtetasi kroat nga ISIS’i në Egjipt është dhënë fillimisht nga agjencia franceze AFP, e cila shkruan se informacioni është marrë nga rrjetet sociale të këtyre ushtarëve islamik.
Kroati Salopek është rrëmbyer më 22 korrik në Kajro derisa me veturë zyrtare udhëtonte për në punë në një kompaninë franceze.
Kroacia zyrtare ende nuk e kanë konfirmuar lajmin për vrasjen e shtetasit të tyre. Deri me tash, kryeministri kroat Zoran Milanovic vetëm ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për media në ora 17. Derisa, presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka anuluar të gjitha aktivitetet e saja pas përhapjes së këtij lajmi.  /GazetaExpress.

Tags:

No Comment to " ISIS ekzekuton një tjetër peng, i presin kokën kroatit Tomislav Salopek "