Muajin e kaluar Lamborghini njoftoi se do të krijojë një version Roadster të modelit të ri Aventador LP750-4 Superveloce. Tani falë fotografëve të “Autoexpress”, është bërë konfirmimi vizual i modelit më të ri të Lambos pak para prodhimit të plotë.
Në fotografitë mund të shihen shtesat në trup sikurse te modeli SV Coupe. Vetura me trup sportiv dhe të egër pritet të dalë në shitje gjatë muajve të ardhshëm, shkruan “koha.net”.
Shefi i Lamborghinit, Stephan Winkelmann ka thënë se kërkesat për këtë model janë shumë të mëdha, edhe pse modeli nuk do të shpaloset zyrtarisht deri në gusht.
SV Roadster do të ketë 750 kuajfuqi dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.8 sekonda. 350 kilometra në orë besohet se do të jetë shpejtësia maksimale e automobilit.

No Comment to " Zbulohet modeli i ri i Lamborghinit, ja të veçantat (Foto) "