Jihadi John: Do të vazhdoj të pres koka (Video)Gazeta britanike “Daily Mail” ka publikuar një video të shkurtër në të cilin, siç besohet, për herë të parë nga janari, paraqitet pjesëtari i Shtetit Islamik Jihadi John.

Jihadi John konsiderohet përgjegjës për heqjen e kokave të së paku 7 pengjeve në Siri.
Në xhirimin që zgjat gjithsej 17 sekonda, Jihadi John, emri i vërtetë i të cilit është Mohamed Emvazi (27 vjeç), kërcënohet me kthim në Britani të Madhe ku, siç ka thënë, do të vazhdojë së preri koka njerëzish..
Xhirimi i fundit i Emvazit është në janari e këtij viti kur ai hiqte kokën japonezit Keni Goto.
Thuhet se xhirimi më i ri është bërë në para dy muajsh në Siri, transmeton Koha. net, në territorin e kontrolluar IS dhe se ai është bërë me telefon mobil .
“Daily Mail” e ka publikuar një pjesë të videos pa zë.


Tags:

No Comment to " Jihadi John: Do të vazhdoj të pres koka (Video) "