Shpejtësia e pashpjegueshme e radio valëve, të cilën aktualisht po e studiojnë shkencëtarët australianë, mund të shpie tek origjina e formave të jetesës jashtëtokësore, shkruan “Newc.com.au”.
Ekipi i shkencëtarëve australianë po punon në zgjidhjen e enigmës së origjinës së radio valëve shpejtësia e të cilave nga disa mili sekonda sjell energji po aq sa Dielli liron brenda një muaji, shkruan “New Scientist”.
Gjatë 15 vjetëve të fundit radio teleskopët kanë shënuar 10 shpejtësi të tilla, transmeton Koha.net. Fenomeni për herë të parë ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve vjet kur teleskopi në Welsin e Ri jugor ka regjistruar shpejtësinë e të fundit nga to.
Atëherë u vendos që analizat e shpejtësive të vjetra të bëheshin me themel e analizat zbuluan edhe nëntë raste të tilla.
Ajo që ato i bën shpejtësitë aq të pazakonshme është se përmbajtësi për periudhën e vonimit të shpejtësisë së parë nga e dyta është gjithmonë e njëjtë - 187.5, transmeton Koha.net. Për këtë fenomen matematik shkencëtarët ende nuk kanë sqarim.
Kohëzgjatja shumë e shkurtë e shpërthimit si dhe dallimi ndërmjet valëve me frekuencë më të ultë dhe më të lartë, dëshmojnë se këto shpejtësi vijnë nga burime të vogla – më së shumti nga diametri 100 kilometrash, por i cili është shumë larg, me siguri në një galaktikë tjetër.
Shkencëtari udhëheqës i studimit Michael Hippke nga Instituti për analiza “Neukirchen-Vluyn” në Gjermani dhe John Learned nga Universiteti i Havajeve kanë përfunduar se mundësitë që fenomeni matematik është rastësi 5 ndaj 10.000.
Sipas mendimit të tyre, është mundur që këtë dukuri të mos e kuptojmë për shkak të kufizimit të dijes së tashme të njeriut – mund të ndodhë se nuk kemi përparuar mjaft në studimin e fizikës.
Nga ana tjetër, këtë dukuri mund ta shkaktojë edhe ndonjë satelit vëzhgues prania e të cilit nuk është regjistruar deri më tash ose forma jashtëtokësore e jetesës e cila përpiqet ta tërheqë vëmendjen tonë dhe të kontaktojë me ne, transmeton Koha.net.
Nuk përjashtohet as fakti se mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë burim tokësor të pashpjegueshëm. Para disa muajsh është konstatuar se sinjalet që teleskopi Sparks i kishte shënuar në vitin 2010, kishte emetuar një mikrovalë nga kuzhina e afërt.
No Comment to " A është ky takimi ynë i parë me jashtëtokësorët? "