Skuadra kroate po zhvillon fazën përgatitore në Slloveni dhe ka luajtur 3 miqësore aty, duke fituar 8-0 ndaj Triglavit, 5-0 ndaj Rudar Velenjes dhe tashmë 4-0 ndaj Kërkas.
Në të gjitha ndeshjet Balaj ka qenë protagonist, duke gjetur golin dhe tashmë është në kuotën e 4 golave në 3 miqësore.
Në ndeshjen e fundit, kundër Kërkas, Balaj u fut në minutën e 60-të dhe 14 minuta më pas shënoi një gol fantastik.
Pasi mori një pasim në hyrje të zonës, shmangu bukur një mbrojtës dhe me të majtën gjuajti fuqishëm, duke befasuar portierin kundërshtar (shihni videon).
Për Rijekën ishte miqësorja e fundit verore, sepse në 11 korrik nis kampionati kroat./Sportal.al
 
No Comment to " Balaj nuk rresht së shënuari, vjen goli i radhës (VIDEO) "