Ylli kosovar i Zvicrës Xherdan Shaqiri ka reaguar pas raportimeve në Zvicër për fotografinë e tij me imamin e Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi.
Në një postim në Facebook, Shaqiri ka thënë se me Krasniqin është fotografuar sikurse me çdo tifoz tjetër dhe se nuk e dinte historikun e tij.
“ Imami erdhi tek unë dhe kërkoi të fotografohej me mua, sikurse kanë bërë mijëra tifozë të tjerë. Unë u fotografova, pasi që të refuzoja do të ishte e pasjellshme. Që imami ishte i lidhur me terrorizëm unë nuk e dija. Nuk mund ta di historinë e secilit që kërkon fotografi me mua. Unë jam kundër çdo kujt dhe mediave që përdorin popullaritetin tim për të nxitur urrejtje kundër njëri-tjetrit. Ne Shaqirët jemi myslimanë të devotshëm. Jemi kundër çdo formë radikale të Islamit”, ka shkruar Shaqiri, raporton KTV.
No Comment to " Xherdan Shaqiri distancohet nga Shefqet Krasniqi "