Shkodran Mustafi
Mbrojtësi me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Gjermanisë ka spikatur në sezonin që sapo përfundoi në qendër të mbrojtjes së Valencias, së bashku me argjentinasin Otamendi. Nëse nga Reali largohet Sergio Ramos, klubi madrilen është i gatshëm të blejë një nga kjo dyshe.
Shkodran Mustafi, 23 vjeç, ka luajtur 8 ndeshje me Gjermaninë dhe ka fituar Kupën e Botës në vitin 2014. Valencia e bleu nga Sampdoria për 8 milionë euro verën e kaluar dhe e ka të “blinduar” me një kontratë deri në vitin 2019.

Tags:

No Comment to " Reali dhe Barcelona kërkojnë Shkodran Mustafin "