Duka mendon të emërojë trajner të ri

By Xhafer - No Comments
armand-duka
Cili do të jetë trajneri i ri i ekipit Shpresa shqiptar? Tashmë dihet se Skënder Gega, nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Shqipërisë për moshën U-21 vjeç. Drejtuesi i skuadrës Shpresa, paraqiti dorëheqjen para drejtuesve të FSHF-së, për arsye personale, pas dy sezonesh të suksesshme me këtë skuadër, por edhe me 19-vjeçarët. Fakt është se ka ende kohë për ndeshjen e dytë eliminatore të kuqezinjve të vegjël. Gjithsesi, më 3 shtator, në fakt, Shpresat kanë një ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Europianit 2017 në Poloni, kundër kryesuesit Izrael në grupin e tyre. Presidenti i FSHF-së, është duke menduar gjatë çështjen. Në tavolinë kanë dy emra të huajsh. Bëhet fjalë për Paolo Tramezanin dhe Xhemal Mustedanagiçin, që janë respektivisht, ndihmësi i Xhani De Biazit dhe trajneri i ekipit U-17. Gjasat janë që njëri prej tyre të marrë drejtimin e ekipit Shpresa për në fund të eliminatoreve, duke mbajtur edhe pozicionin tjetër. Nëse kjo nuk ndodh, pra asnjëri prej tyre nuk e pranon sfidën, apo Dukës nuk i mbushet mendja për trajner të huaj, në lojë janë shqiptarët. Së pari është Erjon Bogdani dhe Ervin Skela, dyshja kuqezi që ka edhe licencën “fringo” të trajnerit. Më pas, vjen Altin Lala. Trajneri i 19-vjeçarëve mund të “katapultohet” në këtë pozicion. Gjithsesi, ka edhe një mundësi, që ndonjë prej trajnerëve profesionistë shqiptarë mund të marrë këtë pozitë. Gjasat, janë që një ish i kombëtares të jetë në këtë pozicion në shtator. Mund të ndodhë edhe që Klodian Duro të jetë risia e fundit, por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. Kuota të larta kanë edhe dyshja Jupi-Bushi, ndonëse këta kanë edhe poste ekzekutive në kombëtare dhe federatë. Ekipi Shpresa ka nisur edhe eliminatoret e Europianit për edicionin e ri, duke fituar ndeshjen e parë me Lihtenshtejnin. Takimet e tjera te U-21 rifillojnë në shtator. Portugalia, Izraeli, Greqia, Hungaria dhe Litenshtejni, janë pesë kundërshtarët e Shqipërisë U-21 në kualifikimet e vlefshme për Europianin 2017. Finalet e Europianit të 2017-ës do të mbahen në Poloni, por për të shkuar deri atje, do të duhet që 52 kombëtare U-21 të “luftojnë” për t’u kualifikuar si 12 më të mirat, pikërisht në këtë Europian. Sipas formatit, shtatë grupe kanë nga gjashtë skuadra dhe dy grupe janë me nga pesë skuadra. Fitueset e nëntë grupeve kualifikohen direkt, ndërsa katër skuadrat më të mira të renditura në vendet e dyta do të luajnë ndeshje “playoff”, nga ku do të kualifikohen vetëm dy ekipe. Këto të fundit, së bashku edhe me Poloninë si vend pritës, do t’u bashkohen nëntë ekipeve që do të fitojnë grupet respektive. Ndeshjet e para kualifikuese janë luajtur në mars-qershor. Datat e tjera, sipas kalendarit, janë 31 gusht-8 shtator, 5-13 tetor, 9- 17 nëntor, 21-29 mars 2016, 29 gusht-6 shtator 2016 dhe 3-11 tetor 2016. Takimet “play-off” do të luhen më datat 7-15 nëntor 2016. Basha zyrtarisht i larguar Migjen Basha është larguar përfundimisht nga Torino. Pas katёr vitesh, ishte ndёr tre tё mbijetuarit ende bashkё me Darmian dhe Vives. Por ka ardhur momenti i lamtumirёs pёr “luftëtarin”. Edhe nё momentet mё tё vёshtira, ai ishte gjithmonё aty protagonist, duke bёrё mё tё mirёn pёr skuadrёn e tij. Dёmtimet nuk e lanё asnjёherё tё tregonte vlerat e tij. Mes operacioneve, e dhimbjeve ai tregoi veten profesionist. Goli i shёnuar nё fund tё sezonit me Parmёn ishin shpёrblimi mё i mirё pёr tё… Gjithsesi, dje ai u nda me tifozët e shokët e ekipit, sepse një aventurë e re e pret jashtë Italisë. Futbollisti ka qenë dje në Zvicër, ku me të gjitha gjasat do të firmosë ose me Lozanën, ose do të jetë pjesë e Lionit në Francë. 

Tags:

No Comment to " Duka mendon të emërojë trajner të ri "