Latest Posts
Browsing Category "Foto"

Shtatzëna Kim Kardashian po vazhdon pushimet (Foto)

- No Comments

​Shtatzëna Kim Kardashian po vazhdon pushimet (Foto)Ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe Kim Kardashian krenare ka shfaqur linjat e saj dhe barkun gjatë pushimeve në St Barts.

34 vjeçarja duket e mahnitshme derisa për herë të dytë pritet të bëhet nënë në muajin dhjetor.
Kim dhe burri i saj Kanye West kanë bashkë një vajzë me emrin North.





.

Publikohen të dhëna private të Tunës: A u shkel privatësia e këngëtares? (Foto)

- No Comments

Publikohen të dhëna private të Tunës: A u shkel privatësia e këngëtares? (Foto)Producentja e Dancing With the Stars (DWS), Hola Kolaneci ditë më parë ka publikuar kontratën e marrjes së çmimit nga ana e këngëtares Altuna Sejdiu, e njohur më mirë si Tuna

Sipas marrëveshjes së publikuar nga ana e Kolanecit, fituesja e edicionit të vjetshëm të DWS ka marrë çmimin prej 30 mijë euro në të holla dhe jo si pretendohej një apartament.
Por, i çuditshëm mbetet fakti tjetër, ai i publikimit të fotokopjes së pasaportës që producentja i ka nxjerrë në Facebook, Tunës.
Kjo shkelje e të dhënave personale që mbrohet me ligj, mund të jetë molla tjetër e sherrit mes dy femrave.
Mbetet të shihet nëse këngëtarja shkupjane do të merr masa ndaj publikimit të dhënave personale, të cilat mund të keqpërdoren nga keqbërësit.

Jim Belushi në krahë të motrave Ora (Foto)

- No Comments


Jim Belushi në krahë të motrave Ora (Foto) Aktori shqiptarë me famë botërore ka treguar se është fans i bashkëkombëses së tij, këngëtares Rita Ora, shkrunn ExpressRozë.

Belushi ka qenë i pranishëm në një nga konceret që ka mbajtur Rita në Los Angelos, si pjesë e turneut promovues të këngës "Body on Me", përcjell Gazeta Express.
"Body on Me" është bashkëpunimi i këngëtares me prejardhje shqiptare me ish të dashurin e Rihannas, reperin, Cris Brown, që tashmë ka kaluar mbi 12 mijë shikime në Youtube pa mbush një javë që kur është lansuar. 
Aktori Belushi pas koncert ka shfrytëzuar rastin të dal edhe në foto me Rita Orën dhe motrën e saj Elenën. /ExpressRozë

Ky është urimi i Bleros për Sinanin (Foto)

- No Comments


Ky është urimi i Bleros për Sinanin (Foto) Blero Muharremi është njëri ndër të ftuarit në dasmën e Sinan Hoxhës, derisa urimi i tij ka qenë interesant

Një nga shumë të ftuarit e estradës në dasmën e Sinanit, Blero ka thënë se “kaq e patë sinani” dhe se tani ai më nuk është në rendin e beqarëve.
Ndryshe Blero është i shkurorëzuar dhe se për momentin po e rishijon jetën prej beqari, edhe pse ai ka filluar një lidhje të re me modelen Afrona Dika.

Rita, këtë herë me të vërtetë e ke tepruar (Foto)

- No Comments

Rita, këtë herë me të vërtetë e ke tepruar (Foto)Rita është shfaqur me veshje dhe me poza më të ‘tepruara’ deri më sot.

Me gjoksin që e ka mbuluar vetëm me yje me pastel dhe mini fund shumë të shkurtër i cili i ka nxjerrë të brendshmet ‘me zinxhir’, Rita është paraqitur në mbrëmjen në LA më provokuese dhe më rrebele se kurrë.
A e ka tepruar Rita këtë herë, me këtë veshje dhe këto poza..?




Artiola këndon në dasmën e Sinanit, këtë janë të ftuarit e tjerë (Foto/Video)

- No Comments


Artiola këndon në dasmën e Sinanit, këtë janë të ftuarit e tjerë (Foto/Video) Dasma e Sinan Hoxhës gjithnjë po bëhet edhe më interesante derisa sot Sinani e ka marrë në mënyrë tradicionale Andrran në Kumanovë

Këngëtari Sinan Hoxha pritet që ti jep fund beqarisë së tij si këngëtarë.
Ai tashmë e ka marrë nusen, Andrra Destani, por dasma kryesore pritet që të bëhet nesër ku të ftuar janë shumë miq të këngëtarit.
Këngëtare kryesore që e ka zgjedhur Sinani për këtë dasmë është Artiola Toska. Këtë e ka thënë një burim i afërt me Sinanin për Express.
Por, nuk përjashtohet mundësia që në dasmën e Sinanit të këndojnë edhe këngëtarë të tjerë derisa burimi ka thënë se në mesin e të ftuarve është edhe Seldi Qalliu me të fejuarën e tij.
Të ftuar në dasmë të Sinanit janë edhe këngëtarë të muzikës moderne si; Dafina Zeqiri, Tuna, anëtarët e labelit BabaStars, Genta Ismajli, etj. /Express/

Kur këngëtarët e lavdojnë veten (Foto)

- No Comments


Kur këngëtarët e lavdojnë veten (Foto)Është e zakonshme tashmë të dëgjosh këngë dhe këngëtar që i thurin lavde vetes. Në fakt kjo nuk ndodh vetëm në muzikën shqiptare, përkundrazi është diçka e importuar nga jashtë. Kjo formë e të kënduarit apo këto lloje tekstesh ndonëse deri pak vite më parë kanë qenë normale në muzikën hip-hop, tashmë janë pjesë edhe e zhanreve të tjera muzikore, si një formë për t’i treguar kundërshtarit/es se “Kush është më i miri/e mira”

Ndonëse më herët repera si Geatoari, Noizy, Stresi apo ‘kundërshtarë’ të tjerë nuk ndaleshin duke i bërë diss-e njëri-tjetrit, ky fenomen filloi të ishte i pranishëm edhe te këngëtaret femra. Madje duket sikur atributet që i kanë vënë vetes janë tokë e zanun e nuk duhen kënduar nga dikush tjetër. Për shembull kur Tuna do të publikonte këngën ‘Fenix’, që atëherë do të thirrej si ‘zogu më i mirë prej krejtve’, nëse Ghetto Geasy do të publikojë një këngë të re është pak por e sigurt që fjali si ‘Ma i madhi në ven’ nuk do të mungojnë asnjëherë, si mund të mungojë fjala ‘lule’ në një këngë të Luanës, kur e dimë të gjithë adhurimin e saj dhe buqetat e pafundme që merr, shkruan revista anabel.
Por, në gjithë këto këngë që janë bërë hite e këndohen gjithandej duket se dashur pa dashur kemi harruar që këngëtari/ këngëtarja ia ka bërë qejfin vetes më shumë se disa herë.






Tuna- 'MMV''...Për kolege respekt, konkurrente nuk kom ndoshta pse jam e shpejt, m'ngjiten mizat n'xham...'





Dafina Zeqiri- 'Be a man once''...Kur s'ka Dafin, kurrgjo s'osht e njejtë...'





Ledri- 'Shum pis'
'...Yes I'm a bastard...', '...Dyt dokem fantastic se jena real e jo plastic...'






Luana Vjollca- 'Tirana Lifestyle''...Thirrem lule bukurosh...'; '...Luana lifestyle vyn koh mem bind, rendsi ka mem taku hajde me autoblind...'






Enca- 'Soul Killa''...Me m'provu kush jom, ska me m'harru...'






GEASY: 'High'
'...Ma i madhi n'ven...'; '...I madhi Getoar njeri rrall karrier jo prrall...'






Ciljeta dhe Noizy: 'Gangsta Love''...Bonnie and Clyde together ia qesim fundin...'







Soni Malaj- 'Me rrena'...Kam dal me bo loj , per t'voglen behet nami...'




Fjolla Morina- 'Queen''...Un jom top ti ke met centi...'; '...S'mirrna me centa, une jom boss...'






Cozman - 'Shume I Smut''...Per ty jom Supermen...';'...Si une nuk ki me gjet ,jo jo ski me gjet...

Teuta gjen parajsën (Foto)

- No Comments

Teuta gjen parajsën (Foto)Teuta Krasniqi është duke qëndruar në Itali për pushime dhe nga fotografitë e postuara në rrjetet sociale lë të kuptohet se i pëlqen shumë ai vend.

Porse, ajo më së shumti është fascinuar nga Liqeni Garda që është edhe liqeni më i madh në Itali.
teutaitalia
“Parajsa në Tokë, Lago di Garda – Itali”, ka shkruar aktorja në postimin e saj.
Kujtojmë që Teuta ka qenë shumë e përfolur në media pas ndarjes nga këngëtari Blero. /Telegrafi/