Kur këngëtarët e lavdojnë veten (Foto)

By Xhafer - No Comments


Kur këngëtarët e lavdojnë veten (Foto)Është e zakonshme tashmë të dëgjosh këngë dhe këngëtar që i thurin lavde vetes. Në fakt kjo nuk ndodh vetëm në muzikën shqiptare, përkundrazi është diçka e importuar nga jashtë. Kjo formë e të kënduarit apo këto lloje tekstesh ndonëse deri pak vite më parë kanë qenë normale në muzikën hip-hop, tashmë janë pjesë edhe e zhanreve të tjera muzikore, si një formë për t’i treguar kundërshtarit/es se “Kush është më i miri/e mira”

Ndonëse më herët repera si Geatoari, Noizy, Stresi apo ‘kundërshtarë’ të tjerë nuk ndaleshin duke i bërë diss-e njëri-tjetrit, ky fenomen filloi të ishte i pranishëm edhe te këngëtaret femra. Madje duket sikur atributet që i kanë vënë vetes janë tokë e zanun e nuk duhen kënduar nga dikush tjetër. Për shembull kur Tuna do të publikonte këngën ‘Fenix’, që atëherë do të thirrej si ‘zogu më i mirë prej krejtve’, nëse Ghetto Geasy do të publikojë një këngë të re është pak por e sigurt që fjali si ‘Ma i madhi në ven’ nuk do të mungojnë asnjëherë, si mund të mungojë fjala ‘lule’ në një këngë të Luanës, kur e dimë të gjithë adhurimin e saj dhe buqetat e pafundme që merr, shkruan revista anabel.
Por, në gjithë këto këngë që janë bërë hite e këndohen gjithandej duket se dashur pa dashur kemi harruar që këngëtari/ këngëtarja ia ka bërë qejfin vetes më shumë se disa herë.






Tuna- 'MMV''...Për kolege respekt, konkurrente nuk kom ndoshta pse jam e shpejt, m'ngjiten mizat n'xham...'





Dafina Zeqiri- 'Be a man once''...Kur s'ka Dafin, kurrgjo s'osht e njejtë...'





Ledri- 'Shum pis'
'...Yes I'm a bastard...', '...Dyt dokem fantastic se jena real e jo plastic...'






Luana Vjollca- 'Tirana Lifestyle''...Thirrem lule bukurosh...'; '...Luana lifestyle vyn koh mem bind, rendsi ka mem taku hajde me autoblind...'






Enca- 'Soul Killa''...Me m'provu kush jom, ska me m'harru...'






GEASY: 'High'
'...Ma i madhi n'ven...'; '...I madhi Getoar njeri rrall karrier jo prrall...'






Ciljeta dhe Noizy: 'Gangsta Love''...Bonnie and Clyde together ia qesim fundin...'







Soni Malaj- 'Me rrena'...Kam dal me bo loj , per t'voglen behet nami...'




Fjolla Morina- 'Queen''...Un jom top ti ke met centi...'; '...S'mirrna me centa, une jom boss...'






Cozman - 'Shume I Smut''...Per ty jom Supermen...';'...Si une nuk ki me gjet ,jo jo ski me gjet...

No Comment to " Kur këngëtarët e lavdojnë veten (Foto) "