Molla e Adamit, drejt zhdukjes

By Xhafer - No Comments

Molla e Adamit, drejt zhdukjes “Eden”, është parajsa e rrëfimit Biblik, të cilin e imagjinojmë si një kopësht të mbushur me lule dhe fruta. Një vend paqeje për shpirtin e njeriut.

Por, mbase duhet ta imagjinojmë si një vend të ngjashëm me pyjet e maleve të Kazakistanit, pasi aty rritet “Malus sierversii”, pema antike e egër, me frutin e ndaluar të së cilit u ushqye Eva.
Për ironi të fatit është pikërisht kjo pema, të cilin njerëzimi duhet ta falenderojë, pasi nga ajo mësohet se rrjedhin të gjitha llojet e frutit të mollës me të cilën njerëzimi ushqehet sot. Në sajë të këtyre fakteve, pema duhet të ruhet me shumë kujdes.
Por, shoqata “Alma”, denoncon faktin se pyjet të cilat kanë mollë të egra të prejardhura nga, “Malus sierversii”, janë në rrezik zhdukjeje.
“Molla e Eden”, është një frut i egër nga më të çmuarit. Organizata “Alma” thekson cilësitë që ky frut ka për njerëzit. Kjo mollë nuk i nënshtrohet përpunimit ashtu sic bëhet më frutat e tjerë, duke ndikuar në shëndetin e njerëzve direkt si antitrup ndaj sëmundjeve të ndryshme me të cilat ato përballen cdo ditë.

Tags:

No Comment to " Molla e Adamit, drejt zhdukjes "