Publikohen të dhëna private të Tunës: A u shkel privatësia e këngëtares? (Foto)Producentja e Dancing With the Stars (DWS), Hola Kolaneci ditë më parë ka publikuar kontratën e marrjes së çmimit nga ana e këngëtares Altuna Sejdiu, e njohur më mirë si Tuna

Sipas marrëveshjes së publikuar nga ana e Kolanecit, fituesja e edicionit të vjetshëm të DWS ka marrë çmimin prej 30 mijë euro në të holla dhe jo si pretendohej një apartament.
Por, i çuditshëm mbetet fakti tjetër, ai i publikimit të fotokopjes së pasaportës që producentja i ka nxjerrë në Facebook, Tunës.
Kjo shkelje e të dhënave personale që mbrohet me ligj, mund të jetë molla tjetër e sherrit mes dy femrave.
Mbetet të shihet nëse këngëtarja shkupjane do të merr masa ndaj publikimit të dhënave personale, të cilat mund të keqpërdoren nga keqbërësit.

No Comment to " Publikohen të dhëna private të Tunës: A u shkel privatësia e këngëtares? (Foto) "