Ata janë akoma mjaft të rinj dhe kur i pyet tregojnë se kanë një jetë bashkë. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit dhe Ardiani, bashkëshorti i saj, kanë që adoleshentë të dashuruar dhe kanë qenë të vendosur për ta finalizuar këtë lidhje të fortë dashurie.
Gati çdo fundjavë, çifti që tashmë ka edhe një djalë, pushojnë në Dhërmi, por gjithnjë janë dukur mjaft të rezervuar në publik, edhe pse janë një çift super i dashuruar.
Gjithsesi, kësaj here ata mesa duket nuk e kanë vrarë shumë mendjen se kush i sheh përreth.
Klajda dhe Ardiani kanë ndenjur pothuajse gjithë kohën të përqafuar, duke bërë banjo bashkë, si dhe xhiro të gjata në breg të detit.
No Comment to " Ministrja Klajda Gjosha me bikini, “përkëdhelet” në plazh (Foto) "