“Elbasan Arena” do të presë për herë të parë një ndeshje të vërtetë Champions League ndaj dhe përgatitjet duhet të jenë të një niveli ndërkombëtar.
Që prej ditës së djeshme punonjës të stadiumit por edhe të rrjeteve televizive që kanë eksluzivitetin e këtij kompeticioni kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të pritur sot në mbrëmje sfidën e shumëpritur mes Skënderbeut dhe Dinamo Zagrebit, raporton Portali Albeu.
Siç mund ta shihni edhe në foto-galerinë e mësipërme stadiumi është veshur me ngjyrat e Champions League, ndërsa tifozët po presin orën 20:45 për të dëgjuar hymnin magjik të tij dhe përballjen shqiptaro-kroate.
/Opozita.com/










Tags:

No Comment to " “Elbasan Arena” zbukurohet për Champions League "