Dëmtohet Valdet Rama

By Xhafer - No Comments
Dëmtohet Valdet Rama
Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe skuadrës gjermane 1860 Munih, Valdet Rama, ka pësuar një dëmtim, i cili e ka lënë jashtë për ndeshjen e fundit që skuadra e tij e zhvilloi në fushën e Nurnbergut (2-2), në kuadër të javës së tretë të Bundesligës së Dytë gjermane.
Futbollisti nga Mitrovica flet rreth lëndimit për www.sportal.al. "Jam lënduar gjatë stërvitjeve andaj nuk munda të luaj në ndeshjen e fundit", deklaroi Rama.
Në pyetjen se për çfarë lëndimi bëhet fjalë dhe kur pritet të kthehet, Valdeti deklaroi: "Është lëndim i lehtë dhe pritet që brenda jave të kthehem, nuk do të rrezikoj ndeshjet e Kombëtares në shtator".
27-vjeçari në vitet e fundit është përballur me disa lëndime.
Ai ka bërë karrierë edhe në Suedi e Spanjë. Vite më parë ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës.

Tags:

No Comment to " Dëmtohet Valdet Rama "