​Çmimi i naftës më i ulëti në 7 vitet e fundit - por jo tek neQeveria e Kosovës, dy partnerët, LDK dhe PDK, dyshohen për lidhje kriminale me tregtarët e derivateve të naftës. Për ketë arsye, edhe pse ka rënie të mëdha në tregun global, çmimi tek ne vazhdon të mbetet në nivele të larta

Paniku për shkak të krizës në bursën kineze vazhdon t'i dridh tregjet botërore. Pashmangshëm që kjo ka ndikuar që çmimi i barelit të naftës të prekë nivelet më të ulta në këto 7 vitet e fundit. Kështu sot një barel i naftës është blerë me vetëm 43 dollar, duke shënuar kështu një rënie dramatike, prej fillimit të këtij viti, kur kishte qenë mbi 120 dollar.
Mirëpo tregu botëror nuk është duke e afektuar aspak tregun e naftës në Kosovë, ku çmimi i një litre naftë dhe benzinë edhe më tutje është mbi 1 euro. Varësisht prej pompave të karburanteve, çmimi sillet prej 1 euro e 4 cent deri në 1 euro e 10 cent.
Përpara shtatë vitesh, kur çmimi i barelit në treg botëror ka qenë në këtë nivel, në Kosovë një litër shitej për më pak se 80 cent.
Në anën tjetër çmimi i litrës së naftës në Maqedoni nuk është më shumë se sa 85 cent.
Qeveria e Kosovës, edhe e kaluara, e edhe kjo e tashmja, dyshohen për lidhje të ngushta me tregtarët e naftës, të cilët tolerohen që të mbajnë çmimet e naftës të larta në mënyrë artificiale.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka qenë kandidat i LDK'së për deputet. 

Tags:

No Comment to " Çmimi i naftës më i ulëti në 7 vitet e fundit - por jo tek ne "