Berat Xhimshiti është lojtari më i ri i kombëtares shqiptare. Ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare para pak ditësh, ndërkohë që do të jetë pjesë e të grumbulluarve nga De Biazi për dy kualifikueset e shtatorit, ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Mbrojtësi në fjalë është nga Tërrnoci i Luginës së Preshevës dhe bëhet kësisoji lojtari i dytë nga kjo zone shqiptare jashtë kufijve që vesh fanellën kuqezi të kombëtares, pas Arbnor Fejzullahit. Ky i fundit debutoi ndaj Francës, në miqësoren e 13 qershorit, në “Elbasan Arena”.
Xhimshiti ka luajtur me kombëtaret e moshave të Zvicrës, por tashmë ka bërë zgjedhjen e zemrës, duke përfaqësuar ngjyrat e kombit të tij. Prej kohësh, Xhimishti luan si titullar me FC Zyrihun në Superligën helvete, ndërkohë që është nën vëahgim nga De Biazi prej muajsh. Në një intervistë ekskluzive dhënë për portalin kosovar “Telegrafi.com”, Berat Xhimshiti zbulon shumëçka: ftesën e Shqipërisë, bisedimet që kishte me Kombëtaren A të Zvicrës, fjalët që ia thanë lojtarët e kombëtares kuqezi, objektivat me klubin e tij, si dhe ofertat nga klubet e tjera.
Berat, tani je një shqiptar me dokumenta, pasi je pajisur me pasaportën shqiptare?Po, jam pajisur me pasaportën e Shqipërisë dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë.
Të ka kërkuar edhe Kombëtarja A e Zvicrës, çfarë të bëri të zgjedhësh Shqipërinë?Unë jam shqiptar dhe për këtë do të luaj me Shqipërinë. Është e vërtetë që kam pasur kontakte edhe me Zvicrën, mirëpo mendja ime ka qenë te Shqipëria.

Si vendoset për të luajtur me Shqipërinë. Të kanë folur shokët e skuadrës, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku?Burimi dhe Armando më kanë treguar për atmosferën që është në kombëtare dhe më kanë thënë të vendos vetë. E kam dëgjuar zemrën time dhe ajo më tha të luaj për Shqipërinë.
Po me lojtarët e tjerë të kombëtares, keni biseduar?Shumicën i njoh, pasi luajnë, ose kanë luajtur në Zvicër, si Abrashi, Lenjani, Xhaka apo Ajeti. Të gjithë më kanë treguar se është mirë të luash për Shqipërinë dhe vetëm e kanë forcuar mendimin tim.
Çfarë veçon te kjo Shqipëri?

Pa dyshim, tifozët më të mirë në botë. Tifozët gjithmonë japin atmosferë fantastike dhe kjo më ka lënë shumë përshtypje. Edhe grupi i lojtarëve është shumë i mirë. Po ashtu atmosfera, ndaj desha të jem edhe unë pjesë e saj.
Keni kontaktuar me De Biazin apo me Paulo Tramezanin?Me të dy kam qenë në kontakt të vazhdueshëm prej afro gjashtë muajsh apo një viti.
Si ju bindi De Biasi të luani nën urdhrat e tij?Haha… Po e zbuloj një gjë shumë interesante. Kur më niste mesazhe, më shkruante disa fjalë shqip. Kjo më ka lënë shumë përshtypje te trajneri dhe korrektësia e tij.

Ju luani disa role në fushë, si qendërmbrojtës, mbrojtës anësor, por edhe mesfushor difensiv. Ku do të luani te Shqipëria?Unë kam zgjedhur për të luajtur me Shqipërinë, pastaj rolin në fushë e vendos trajneri. Për mua mjafton të jem në fushë dhe do të jap 100% nga vetja ime, vetëm e vetëm për ta ndihmuar Kombëtaren e Shqipërisë.
Lojtari i parë nga Lugina e Preshevës që luajti me Kombëtaren A ishte Arbnor Fejzullahu. Si ndihesh ti, që po e shton edhe një përfaqësues tjetër të Luginës në kombëtare?Është mrekulli që do të jemi dy lojtarë nga Lugina e Preshevës në Kombëtaren A të Shqipërisë. Për fshatin tonë, Tërrnocin, kjo gjë është fantastike, që dërgon dy lojtarë në Kombëtaren e Shqipërisë.

Do të keni përkrahës nga Lugina në ndeshjet e Kombëtares?
Natyrisht, në Luginë ka tifozë të shumtë, që janë fanatikë të Kombëtares së Shqipërisë. Në ndeshjet tona do të na përkrahë gjysma e Luginës.
Shqipëria është e dyta në renditjen e grupit të vet, sa gjasa ka për t’u kualifikuar?Momentalisht, Shqipëria është në një rrugë të mirë dhe besoj se do të shkojmë në Europian.
Ndeshjen e radhës e luani në udhëtim, në Danimarkë. A do të ndaheshit të kënaqur me një barazim?Unë jam lojtar që futem gjithmonë në fushë për fitore. Por ka ndeshje që ndonjëherë të kënaq edhe barazimi. Shpresoj që do t’i marrim tri pikët, por nëse jo maksimumin, atëherë vetëm t’i ndalim danezët.

Shqipëria ka edhe katër ndeshje deri në fund të eliminatorëve, sa pikë mendoni se mund t’i merrni?Të katër këto ndeshje janë si finale dhe besoj që minimumi do të marrim gjashtë pikë. Por, përderisa e kemi mundur Portugalinë si mysafir, pse të mos e bëjmë këtë gjë përsëri në Shqipëri. Kombëtarja ende nuk ka pësuar humbje dhe mund t’i mbyllim kualifikimet pa u mposhtur.
Jeni lindur dhe rritur në Zyrih, deri më tani nuk keni ndërruar skuadër…Jam shumë i lumtur te Zyrihu. Kjo është skuadra ime e zemrës. Tani sapo fillova edhe një sezon tjetër me këtë fanellë.
Jeni lindur dhe rritur në Zyrih, deri më tani nuk keni ndërruar skuadër…Jam shumë i lumtur te Zyrihu. Kjo është skuadra ime e zemrës. Tani sapo fillova edhe një sezon tjetër me këtë fanellë.
A do të qëndroni ende në Zyrih, pasi janë përmendur disa emra skuadrash që interesohen për ju?Është e vërtetë që disa skuadra po më përcjellin, por ende nuk ka diçka zyrtare për momentin. Ka kohë ende deri në fund të afatit kalimtar të verës, ndaj nuk i dihet asnjëherë të ardhmes.
Nëse qëndroni në Zyrih, cilat janë objektivat tuaja me këtë klub?Të luaj sa më shumë dhe të fitoj ndonjë kupë apo titull me klubin. Deri më tani e kam një kupë dhe shpresoj të fitoj përsëri me Zyrihun.

Diçka për fund të intervistës…Faleminderit shumë të gjithë tifozëve kuqezinj që më kanë shkruar dhe uruar për zgjidhjen që kam bërë. Unë e kam obligim të luaj me Shqipërinë dhe shpresojë t’ju bëj krenar për shumë vite. /telesport.al/
No Comment to " Gjimshiti: De Biazi me dërgonte mesazhe në shqip, zemra zgjodhi të vishem kuqezi "