Van Çurkoviq, ish bashkëlojtar dhe mik i Michel Platinit, i cili aktualisht është nënkryetar i Federatës serbe të Futbollit, ka një informacion të besueshëm, për dënimet e rënda që mund t’i marrin serbët, kroatët dhe malazezët. Kroatët në Maksimir ishin tejet të heshtur, por UEFA e zëshme! Tingëllon si humor i zi, por, kjo heshtje në Maksimir (Stadiumi në Zagreb), i ka kushtuar kroatëve me një ndeshje pa shikues, humbja e së paku dy milionë euro dhe kërcënimi më serioz që reprezentacioni kroat mund të përjashtohet krejtësisht nga garat evropiane, shkruan Jutarnji, transmeton Indeksonline. “UEFA për Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi ka dosje të trashë. Nga vendet e Ballkanit vetëm Sllovenia nuk është në nishan të zyrtarëve të Nyon-it, pasi që Sllovenia nuk është ndonjë komb futbollistik, kurse Maqedonia në futboll është e parëndësishme”, ka thënë Ivan Çurkoviq,
Ndërkoh:
Ky do të jetë vendimi i CAS-it
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka parashikuar vendimin e Gjykatës së Arbirtrazhit Sportiv në Lozanë në lidhje me ndeshjen e ndërprerë mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Ai komenton ‘betejën’ e Federatës Shqiptare të Futbollit me atë të Serbisë, ‘betejë’ kjo e cila të premten zhvillohet në Lozanë.
“Që nga momenti kur tifozi hynë me karrige në fushë, aty ndodh çështje tjetër. E mira e kësaj është se Tribunali Sportiv është i pavarur. Nëse i shikojmë edhe vendimet në ndeshjen Mali i Zi – Rusi, atëherë shpresat janë që Shqipëria të triumfojë”, ka deklaruar Fadil Vokrri, raporton “Sportal.al”.
Sipas tij, vendimi nuk do të merret nesër. “Nesër është seancë dëgjimore dhe nuk do të ketë vendim. Ata do të marrin në pyetje të dy palët, kurse vendimin e marrin më vonë”, shtoi Vokrri.
FFK disa herë kishte menduar të ankohej në Gjykatën e njëjtë, për shkak të padrejtësive për mospranim nga UEFA, por përkundër kërcënimeve, një ankesë e tij nuk ndodhi.
No Comment to " Uefa jep një lajm që ia ban mal zemrën cdo Shqipëtari "