Futbolli më fair-play gjatë periudhës 1 Maj 2014-30 Prill 2015 është luajtur në Holandë, Angli dhe Republikën e Irlandës. UEFA ka publikuar renditjen e federatëve ku është luajturfutbolli më i ndershëm gjatë 12 muajve të fundit në Europë dhe në këtë klasifikim special Shqipëria pozicionohet në vendin e 48-të me 7348 pikë, duke lënë pas vetëm 6 federata. 

Pas Shqipërisë pozicionohenvetëm Armenia, Gjibraltari, Lihtenshtejni, Luksenburgu, San Marino dhe Andorra. 

38 janë ndeshjet e marra në konsideratë për Shqipërinë nga UEFA.

Duke u bazuar te kriteret që merr parasysh qeveria europiane e futbollit për këtë lloj vlerësimi si: loja pozitive, respekti për kundërshtarin, sjellja e tifozëve etj, i çuditshëm mund të konsiderohet klasifikimi i Serbisë që pozicionohet që në vendin e 34. 

Klasifikimin e kanë kontestuar ashpër edhe mediat italiane, sipas të cilave, UEFA ka harruar trazirat që shkaktuan tifozët e Feyenoordit në Romë duke vlerësuar Holandën si federatën më fair-play

Tre federatat që pozicionohen në tre vendet e para në formë shpërblimi do të kenë mundësi të dërgojnë në Europa League një skuadër më shumë sezonin e ardhshëm. 

Tags:

No Comment to " Vazhdon turpi i UEFA-s! Shqipëria e 48-ta për Fair-Play, Serbia e 34 "