Latest Posts
Browsing Category "Lajme"

"Zoti qoftë me ty, ëngjëll i vogël" (FOTO LAJM)

- No Comments
Përdorues të rrjeteve sociale në mbarë botën kanë shprehur përmes fotove të postuara dhembjen dhe irritimin për vdekjen e 3-vjeçarit sirian, Aylan, i cili u nxor i mbytur në brigjet e Bodrumit në Turqi, raportonPortali Albeu.

Bashkë me Aylanin, humbën jetën edhe nëna e tij Rehan dhe vëllai Galip (5).

Familja që jetonte në Kobane të Sirisë donte të kalonte përmes Europës për në Kanada, por ëndrrat u thyen në mes, raportonPortali Albeu. 

Për këtë arsye rrjetet socialejanë pushtuar nga foto ku Aylani 3-vjeçar quhet ëngjëll

Google vjen me ndryshimin pas 17 vitesh !

- No Comments
Google ka ndryshuar logon e kompanise pas 17 vitesh eshte raporuar pak me pare. Ndryshimin e shihni ne videon e meposhtme!

Bën seks me një të panjohur dhe ngel shtatzënë, tani kërkon babain e fëmijës (VIDEO)

- No Comments
foto
Një vajzë e bukur franceze e cila ka ngelur shtatzënë gjatë një natë pasionante me një turist ka postuar një video në Youtube ku kërkon ndihmën e të gjithëve që të gjejë babain e fëmijës së saj Natalie Amyot nga Parisi pasi ka kaluar tre muaj pushime në Australi ka marrë edhe një dhuratë me vete kur ka ardhur në vendlindje “Kam rënë në dashuri me një djalë që kam njohur në Australi. Është i gjatë 1,83cm, sy blu, bjond dhe me lëkurë të errët.
Pasi ka kaluar një natë me të kam zbuluar më vonë se kam ngelur shtatzënë. Më ndihmoni ta gjej këtë djalë”-ka thënë Natalie në video Ajo ka treguar se pasi është kthyer nga pushimet ka humbur telefonin dhe nuk kishte si ta kontaktonte Vajza ka rrëfyer se nuk ka familje që ta mbajë kështu që do të jetë nënë pa mbrojtje

Në “shtetin” e ISIS-it nuk ka asgjë islame dhe as shqiptare

- No Comments


Në “shtetin” e ISIS-it nuk ka asgjë islame dhe as shqiptare“Ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) pa dyshim, pala e Allahut do të jetë fituese”. (El Maide, 56)

Lindja dhe zhvillimi i fesë islame u mundësua përmes Shpalljes së Kuranit dhe Sunetit të Pejgamberit tonë Muhamedit a.s. Ngritja intelektuale, respekti, dashuria, bashkëjetesa dhe paqja, janë disa nga kodet kryesore që ndihmuan në përhapjen e kësaj feje dhe në përqafimin e saj prej miliona e miliona njerëz të përkatësive të ndryshme etnike, anekënd botës. Pa dyshim, kjo ishte ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme e njerëzimit. Një ngjarje me të tilla dimensione dhe me atë sukses aq madhështor është e papërsëritshme dhe e fundit e mbarë njerëzimit.
Zhvillimi i fesë islame pati etapat e veta të suksesshme vetëm atëherë kur kundrohej si fe universale, e shenjtë dhe e Allahut xh.sh. Jo rrallë herë, përgjatë historisë, sa herë që iu nënshtrua tendencave për t’u përceptuar si ideologji, u bë objekt sulmi. Prandaj kemi edhe atë frazën “islamin njihe përmes Kur’anit dhe Sunetit të Muhamedit a.s., dhe jo përmes muslimanëve, sepse, në mesin e tyre ka injorantë, ka të pandershëm, të pamoralshëm, mercenarë, njerëz të shitur për të keqinterpretuar këtë fe, njerëz që përmes pamjes së jashtme dhe sjelljes së tyre të ngjallin iritim dhe antipati kundër islamit”.
Së fundmi, për fatin e keq të muslimanëve të mirë që janë me miliarda të tillë, kjo tendencë ka marrë hov dhe, në emër të islamit po kryhen veprime dhe po zhvillohet një propagandë nga më të egrat dhe më të ndyrat kundër kësaj feje. Një grup rrebelësh, kriminelësh dhe antiislamistë të përbetuar, u ka vajtur mendja që të krijojnë “shtet islamik” duke operuar e vepruar mizorisht në disa vendbanime irakiane dhe të Sirisë. Ata në atë pjesë të shteteve arabe kanë instaluar “sheriatin” e tyre duke thirrur dhe duke pranuar në radhët e tyre mbrojtës të këtij “sheriati” kriminelë nga e tërë bota, njerëz të pistë që nëpër shtetet e tyre kanë probleme me ligjin por, ka edhe nga ata që, të manipuluar deri në palcë kalojnë vullnetarisht në taborrin e mercenarëve.
Tërë bota demokratike është ngritur kundër ISIS-it, tërë bota arabe e lufton këtë organizatë terroriste, nuk ka njeri normal që shpreh simpatinë ndaj veprimeve të pjesëtarëve të kësaj organizate të cilët, dita ditës po shpërfytyrohen në xhelatë të regjur. Në bazë të të dhënave nga shërbimet inteligjente me relevancë botërore flitet se, në radhët e ISIS-it që po na u angazhuaka për një shtet të mirëfilltë islam (!), ka rusë e pjesëtarë të tjerë të ish-Bashkimit Sovjetik, ka serbë anglezë, ka holandezë, francezë, italianë, gjermanë pra, ka edhe shqiptarë, të cilët e kanë kënaqur me islamin në vendet e tyre dhe tani ka ngelur që të flijohen për “shtetin islamik”. Asnjë nga produksionet propagandistike më të zhvilluara në botë nuk do të mund ta lakuriqësonin qëllimin e këtyre terroristëve se sa vetë klipet e tyre që i bëjnë për të dëshmuar se çfarë xhelatësh dhe çfarë kriminelësh që janë. Me plotë gojën “Allahu ekber”, pra, në emër të Allahut. ia heqin kokën krijesës së Allahut, mëkëmbësit të Tij në këtë botë! Madhështia e islamit, veç tjerash, reflektohej edhe nga sjelljet jashtëzakonisht humane dhe të papara deri atëherë në historinë e njerëzimit të Muhamedit a.s. në raport me robërit e zënë gjatë luftimeve me armiqtë e atëhershëm të islamit. Veprimet kriminele, amorale, imorale, jonjerëzore, shtazarake e të paimagjinueshme nga truri i shëndoshë, flasin se pjesëtarët e ISIS-it nuk janë asgjë tjetër përveç armiqtë më ogurzi dhe më të pashpirtë të islamit.
Sot, kur pothuajse në të gjitha shtetet e botës, pra edhe në ato arabe, funksionojnë qeveritë dhe parlamentet, të cilat sjellin dhe miratojnë ligje, të cilat ngrejnë iniciativa dhe që realizojnë ide madhore shtetërore e kombëtare. Dhuna nuk pranohet, lufta nuk pranohet, me përjashtim nëse zhvillohet për t’u çliruar nga robërimi. Sot, pas çlirimit të Kosovës, nuk ka shtet në botë që është i robëruar. Dikush mbase ka menduar se, përmes “shpalljes së shtetit islamik”, përmes luftimit shumë të arsyeshëm të kësaj ideje. do të arrihet ajo “luftë e qytetërimeve”, lufta e të gjithëve kundër islamit. Këtyre planifikusve naivë nuk u doli hesapi i shtëpisë në pazar! Mbarë bota, të gjithë popujt, pavarësisht ngjyrave dhe përkatësive fetare, u rreshtuan në luftë kundër kësaj “murtaje” që po u kanoset, sidomos muslimanëve në emër të “islamit”. Shtetet perëndimore me në krye Amerikën kësaj radhe janë bërë palë më e sinqertë e mbarë botës arabe dhe myslimane për t’i shpëtuar nga këta xhelatë. Detyrimisht, të gjithë këta shtete dhe këta popuj vendosin që secili në radhët e veta dhe brenda territorit të vet t’i luftojë pjesëtarët dhe adhuruesit e kësaj organizate terroriste. Për më tepër, si popull mik, për hir të aleancës historike amerikano-shqiptare, duke e ditur se në krye të luftimit të kësaj të keqe janë SHBA-të, populli ynë e ka obligim moral që të jetë në krah të kësaj aleance. Nuk guxojmë që të manipulohemi nga disa njerëz të kotë, nga disa injorantë në shpirt dhe të bëhemi palë e atyreve që i luftojnë vlerat perëndimoe, vlerat njerëzore por edhe vlerat islame.
Vetë Presidenti amerikan, Barak Obama, i është drejtuar mbarë botës duke i lutur që në asnjë mënyrë mos ta përceptojnë islamin si fe radikale, në asnjë mënyrë nuk guxojnë ta identifikojnë fenë islame me organizatën terroriste ISIS. Edhe vetë Ati i Shenjtë pat deklaruar se do ta mërzis pamasë çdo kush që do ta identifikojnë islamin me këtë organizatë monstër.
Ne, bota myslimane që jemi të mishëruar me vlerat perëndimore, pra, edhe ne shqiptarët myslimanë, këtë angazhim të botës perëndimore më në krye SHBA-në, duhet ta llogarisim si një aleancë shumë të sinqertë që janë në mbrotje të botës myslimane si dhe të vlerave islame. Pse mos t’i llogarisim si miq të islamit kur këtë e thotë edhe vetë ajeti kuranor: “Ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) pa dyshim, pala e Allahut do të jetë fituese”. (El Maide, 56)
Së këndejmi, duke shprehur keqardhje për ato familje që u keqtrajtuan e që u trishtuan gjatë aksionit policor në kapje të propaganduesve si dhe pjesëtarëve të ISIS-it në Maqedoni, duke shprehur revoltë kundër vandalizmit të ushtruar mbi disa xhami por edhe nëpër shtëpitë e myslimanëve tanë, megjithatë, duhet të jemi në krah të kësaj fushate. Sepse, nuk kemi bij të tepërt që t’ua falim xhelatëve dhe manipulantëve që vrasin e presin në emër të islamit. Sepse, dihet fare mirë se kush mund të jenë të thirrur për ta shpallur një shtet për islam dhe dihen normat dhe parimet se si bëhet ky ndryshim i sistemeve shoqërore. Në atë “shtet islamik” të ISIS-it nuk ka asgjë islame, as shqiptare, as boshnjake e as turke. Në atë “shtet” ka vetëm akte terroriste, ka amoralitet, ka manipulime, ka mercenarizëm, ka turp e tmerr për çdo fe e për çdo komb.
Duke shprehur keqardhje për njerëzit e manipuluar, duke refuzuar çdo përgjegjësi të veprimeve private të individëve të papërgjegjshëm, të cilët, duke e anashkaluar jetën fetare institucionale për interesa jo vetëm të dyshimta por aspak islame e shqiptare, si kryetar i të gjithë myslimanëve të vendit, i ftoj të gjithë pjesëtarët e fesë sonë që të jenë të matur, të kujdesshëm dhe për asnjë çmim të mos pranojnë të bëhen pre e këtyre matrapazëve. Me garanci të plotë dëshirojmë që edhe një herë t’i dëshmojmë aleancës perëndimore se jemi miq dhe bashkëluftëtarë kundër kësaj të keqe që duhet të llogaritet si e keqja më e madhe e njerëzimit të ditëve të sotme.
(Autori është Reisul Ulema i BFI)

Konsumatorët më të mëdhenj të hashashit vijnë nga këto 5 vende të botës

- No Comments


Konsumatorët më të mëdhenj të hashashit vijnë nga këto 5 vende të botës Lista e vendeve që po lejojnë konsumin e hashashit sa vjen e zgjerohet gjithnjë e më shumë.

Holanda shihet si një shembull në Europë, ndërkohë që në pjesën më të madhe të vendeve të Amerikës Latine, kjo drogë është e lejueshme ose ka penalitete të papërfillshme.
Megjithatë, konsumatorët më të mëdhenj të hashashit nuk janë në këto vende. “Recovery Brands” publikoi studimin ku vendi i parë është krejtësisht surprizë.
Islandezët janë populli që konsumojnë më shumë hashashin. 190 nga 1 mijë prej tyre janë konsumatorë të rregullt të tij, ndërkohë që më shumë se gjysma thonë se e konsumojnë me raste.
Në Islandë hashashi nuk është i lejueshëm dhe konsumimi i tij dënohet me gjobë. Por si ka mundësi që islandezët janë konsumatorët më të mëdhenj? “Recovery Brands” rendit disa arsye, por më kryesorja është çmimi i lartë i alkoolit.
Çuditërisht Holanda as që është në listën e pesë vendeve që e konsumojnë më shumë. Pas Islandës renditen menjëherë Shtetet e Bashkuara më pas Spanja, Çekia dhe Franca.

Koretë arrijnë marrëveshjen

- No Comments


Përfundojnë negociatat maratonë mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut për uljen e tensioneve ushtarake mes dy vendeve, njoftoi sot Presidenca në Seul.
Negociatat e zhvilluara që prej së premtes në fshatin kufitar të Panmunjom-it përfunduan sot pak para orës 16:00 sipas orës lokale dhe pritet një njoftim i mundshëm rreth arritjes së bisedimeve, saktësoi zëdhënësi i Presidencës.
Këto janë bisedimet ndër-koreane të përfaqësuara në nivelet më të larta që prej një viti, ç’ka reflekton seriozitetin e situatës.
Koreja e Veriut ka ripozicionuar njësitë e artelerisë ndërsa vijojnë manovrat simuluese të aviacionit luftarak bombardues koreano jugor dhe atij amerikan.
Koreja e Veriut ka rënë dakord për të shprehur keqardhje për shpërthimin e një mine në kufi ku mbetën të vrarë dyushtarë të Koresë së Jugutsiç kërkohej nga SeuliNga ana e sajKoreja e Jugutka rënë dakord për të larguar altoparlantët   transmetonin mesazhe propaganduese në vijën kufitare.

Ministrja Klajda Gjosha me bikini, “përkëdhelet” në plazh (Foto)

- No Comments
Ata janë akoma mjaft të rinj dhe kur i pyet tregojnë se kanë një jetë bashkë. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit dhe Ardiani, bashkëshorti i saj, kanë që adoleshentë të dashuruar dhe kanë qenë të vendosur për ta finalizuar këtë lidhje të fortë dashurie.
Gati çdo fundjavë, çifti që tashmë ka edhe një djalë, pushojnë në Dhërmi, por gjithnjë janë dukur mjaft të rezervuar në publik, edhe pse janë një çift super i dashuruar.
Gjithsesi, kësaj here ata mesa duket nuk e kanë vrarë shumë mendjen se kush i sheh përreth.
Klajda dhe Ardiani kanë ndenjur pothuajse gjithë kohën të përqafuar, duke bërë banjo bashkë, si dhe xhiro të gjata në breg të detit.
ministre-1ministre-2

Hi vullkanik në Ekuador

- No Comments

Hi vullkanik në EkuadorDhjetëra fshatra në pjesën qendrore të Ekuadorit përreth kryeqytetit a Kito, është goditur të shtunën nga “shiu” i hirit të vullkanit Kotopaksi erupsioni i të cilit filloi para një jave pas 138 vjetësh.

"Bagëtia s’ka ç’të hajë sepse hiri ka mbuluar barin”, një banori i fshati i të cilit është evakuuar.
Kotopaksi konsiderohet i rrezikshëm për shkak të sasisë së madhe në majë të tij dhe popullatës që jeton afër tiji, transmeton Koha.net . Bora shndërrohet në llavë të trashë kur rishpërthen vullkani dhe ajo rrezikon që për kohë të mbulojë gjithë vendbanimin.
Kotopaksi është vullkani që gjendet në lartësi mbidetare 5.897 metra në Ande.
Erupsioni i tij i parë ka qenë në vitin 1877.
Kotopaksi do të thotë “selia Hënës”.