Taulant Xhaka dhe Burim Kukeli, duhet të jenë të kujdesshëm në ndeshjen ndaj Portugalisë.
Mesfushorët e Kombëtares kuqezi, Taulant Xhaka dhe Burim Kukeli janë ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen e së premtes ndaj Danimarkës dhe tani rrezikojnë të humbin ndeshjen e 8 tetorit ndaj Serbisë nëse ndëshkohen me të verdhë ndaj Portugalisë.
Xhaka deri tani ka dy të verdha, ku njërin e kishte marr vitin e kaluar në Portugali. Derisa, Kukeli ka marrë dy të verdha radhazi, më 29 mars ndaj Armenisë në Elbasan Arena dhe tani në ndeshjen në Kopenhagen ndaj Danimarkës.
Ndoshta trajneri De Biasi do të mundohet t’i ruaj këta dy lojtar ndaj Portugalisë, mirëpo duke e parë rëndësinë e tyre në mesfushë dhe kundërshtarin që do ta kenë përballen, atëherë vështirë se do të ndodh një gjë e tillë.
No Comment to " Xhaka e Kukeli alarmojnë Kombëtaren e Shqipërisë "