Cana ka një mesazh për Kombëtaren dhe tifozët kuqeziPas barazimit me Danimarkën, në Kopenhagë, optimizmi është i madh se Kombëtarja e Shqipërisë verën e ardhshme do të luaj në Kampionatin Evropian.

Djelmoshat e Gianni de Biasit, bënë një paraqitje fantastike në Kopenhagë ndaj Danimarkës duke rrëmbyer një pikë shumë të vlefshme.
Lorik Cana mendon se ka ende punë për të bërë por beson se Kombëtarja po ec me hapa të sigurt drejt Euro 2016.
“Realisht kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe cilësore dhe kemi arritur këto rezultate pozitive, të cilat e lënë Shqipërinë të shpresojë që të jetë në Francë 2016. Me një kundërshtar direkt një rezultat i tillë merr shumë vlera. Megjithatë ne nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë t’i marrim ndeshjet një e nga një”, ka deklaruar Cana.

Tags:

No Comment to " Cana ka një mesazh për Kombëtaren dhe tifozët kuqezi "