Kukësi ka zhgënjyer në ndeshjen e parë përballë Mlladost Podgorica, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Të dyja skuadrat kanë luajtur fort, por sa duket kryeqytetasit malazezë kanë qenë me më tepër fat.

45 minutat e parë nuk kanë patur pothuajse fare histori në këtë ndeshje pasi asnjë nga ekipet nuk ka pasur mundësi për t’ju afruar rezikshëm portës. Kukësi ka administruar lojën duke u përpjekur të krijojë edhe hapësira por malazezët ishin vendosur mjaft mirë në mbrojtje. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të pa prekura.

Por, se me të nisur pjesa e dytë, malazezët gjejnë rrjetën përmes Lakiç (57’).

Në fund të takimit, në minutën e 92-të, Pejiç shënoi për Kukësin, por goli u konsiderua pozicion jashtë loje.

Tags:

No Comment to " ‘Tërmet’ në “Qemal Stafa”, malazezët mposhtin Kukësin "