Mesfushori i kombëtares shqiptare Alban Meha i transferuar së fundmi në Turqi te Konyaspor duket se ka tejkaluar momentet e vështira të cilat e kishin ndjekur kohët e fundit nga lëndimet.
Më një klub të ri mesfushori shqiptarë duket komplet i rilindur dhe në forme shumë të mire fizike.
Meha 2Në një prononcim të dhënë përsportpress.al Feriz Meha vëllau i Albanit na rrëfen se Albani ka kaluar të gjitha problemet që kishte dhe ështe duke u stervitur mjaft mirë dhe këto ditë pritet të udhetoj në Austri me klubin për të vazhduar fazën përgatitore. Gjithashtu na tregon se Albani është duke bërë stërvitje speciale dhe gjithë kjo ka një arsye që lidhet me ndeshjet e shtatorit të kombetares. Albani është duke u stërvitur trë herë në ditë, ai deshiron që në shtator për ndeshjet me Danimarkën dhe Portugalinë të jetë në super formë.
Në pyetjen tonë se pas lëndimeve që kishte pësuar Albani a pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Danimarkën vëllai i Albanit na përgjigjet: patjeter që po, Albani është në formë të shkëlqyeshme dhe kur thërret atdheu Albani është gjithmonë gati.
Ky definitivisht është një lajm shumë i mirë për trajnerin De Biasi dhe njëkohesisht një lajm shumë i keq për Danimarkën e sidomos për portierin danez, i cili mund të pësoj gol nga cdo lloj pozite nga snaiperi kuq e zi.

Tags:

No Comment to " Alban Meha stërvitje speciale për kombëtaren "