Vështirësohet kalimi i Hysajt te Napoli. Mediet italiane bëjnë me dije se mbrojtësi i krahut të djathtë të Empolit, Elseid Hysaj, me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e merkatos së Napolit.
Skuadra napolitane duke parë që prej disa kohësh nuk po arrin dot marrëveshjen me drejtuesit e Empolit për të transferuar shqiptarin, tashmë ka nisur tratativat me dy futbollistë të tjerë, Darmian dhe Vrsaljko.
Por, sipas medieve italiane, përveç vështirësive për të konkretizuar marrëveshjen mes palëve, tashmë për Hysajn ka hyrë në garë edhe Fiorentina. Skuadra nga Firenze e ka vëzhguar futbollistin gjatë miqësores Shqipëri – Francë e luajtur në “Elbasan Arena”, ndërsa edhe vlera e kartonit të tij është rritur.
Sipas asaj që raporton “ultimecalcionapoli.it”, thuhet që operacioni për Hysajn është ndërprerë:“Napoli frenon operacionin e nisur për Elseid Hysajn. Për momentin gjithçka është lënë në qetësi nga skuadra blu, pasi po përfliten dy alternativa të tjera në këtë pozicion, Darmian dhe Vrsaljko. Tashmë mund të shkojë në një reaksion zinxhir gjithçka, pasi për shqiptarin ka sinjale edhe nga Fiorentina. Viollcët e kanë vëzhguar futbollistin gjatë ndeshje miqësore mes kombëtareve të Francës dhe Shqipërisë”./
No Comment to " Edhe Fiorentina në valle për Elseid Hysajn "