Shkencëtarët amerikanë kanë prodhuar në një laborator trurin e njeriut në miniaturë, një formë më e kompletuar deri më sot, një progres i rëndësishëm që do të avancojë më tej kërkimet për sëmundjet neurologjike si sëmundja e Alzheimer-it.
“Jo vetëm që ka pamjen si një tru i zhvilluar, por llojet e ndryshme të qelizave transmetojnë pothuajse të gjitha gjenet si ato të trurit human”, tha Rene Anand, profesor i kimisë organike në Universitetin e Shtetit Ohio i cili po drejton punimet.
Ai saktësoi se truri i prodhuar “in vitro” ka madhësinë e një gome lapsi. Ai paraqet një strukturë të trurit të fetusit pesë javësh me lloje të shumta qelizash, me të gjitha zonat kryesore të trurit dhe palcës kurrizore, por nuk ka sistemin e furnizimit me gjak.
Ky zbulim është një hap i rëndësishëm në fushën e kërkimeve në neuroshkencë në përgjithësi pasi truri na mundëson kryerjen e kërkimeve të drejtpërdrejta gjenomike dhe jo nëpërmjet modeleve kompjuterike siç është rasti i tanishëm.
No Comment to " Truri i njeriut në miniaturë krijohet në laborator "