Kjo verë ka qënë e nxehtë jo vetëm për shkak të temperaturave por edhe nga muzika, nga jeta e natës dhe nga të ftuarit specialë që kanë mbushur clubet plot. Rradhët e gjata për të hyrë dhe turmat që këndonin në kor këngët e tyre...
Kjo verë ka qënë e nxehtë jo vetëm për shkak të temperaturave por edhe nga muzika, nga jeta e natës dhe nga të ftuarit specialë që kanë mbushur clubet plot. Rradhët e gjata për të hyrë dhe turmat që këndonin në kor këngët e tyre e kthyen këtë verë në stinën e Babastars, Noizy, Elvana Gjatës, Flori Mumajesit, Erës & Ledrit, Daffye e shumë artistëve të tjerë që kanë kënaqur publikun me performancat e tyre. E bukura e bregdetit shqiptar nuk qëndron vetëm në mrekullitë e natyrës por edhe për argëtimin që ofron jeta e natës. Pa diskutim që të gjithë artistët kanë fansat e tyre që I ndjekin ngado por duket se disa prej tyre e kanë mbushur aq plot lokalin sa ka qënë i vështirë akomodimi I të gjithëve nëpër tavolina. Kemi pyetur menaxherë të lokaleve më të njohur në jug të Shqipërisë dhe të tre pohuan që Babastars janë vërtetë shumë “high”.
Aldo Skënderi , një prej menaxherëve & PR tek Folie Marine, në Jalë pohon që me ‘Babastars’ dhe DJ Aldo, lokali ka qënë superfull. Ai shton se edhe Noizy dhe Elvana Gjata kanë patur shumë publik, atmosferë dhe netë fantastike por rekordin e mbajë ata, Babastars.
Një menaxher I Summer Depo në Vlorë, thotë duke qeshur për “Anabel”: “Babastars-at I kanë futur shiringën njerëzve. Ishte e vështirë ta menaxhoje turmën. Me ta ishte shumë ‘high’ edhe konsumi në club. Një tjetër artist që e ka ‘thyer’ lokalin ka qënë edhe Flori Mumajesi sipas tij.
Tek Havana në Palasë, netët bombastike ndahen midis Babastars dhe Era Istrefit e Ledri Vula. Patjetër që edhe artistë të tjerë kanë dhuruar show por superplot Havana ka qënë me Babastars dhe Era & Ledri pohon menaxheri i clubit. Na mbetet të pranojmë që dicka ka ndodhur me këtë publik dhe Babastars. Ndoshta “Ma I madhi n’ven” e di tashmë cfarë duhet për të mbushur clubet plot. Këngë me majmun ose mjafton të jesh shumë “high”.
No Comment to " Babastars "bombat" e klubeve të natës "