Lacio e fal Lorik Canën

By Xhafer - No Comments
Lorik Cana Sportpress.al
Lorik Cana do të largohet nga Lazio tashmë është bërë publike, por që klubi nuk dëshiron asnjë para për transferimin e tij, dhe kjo është një risi që është bërë publike sot.
“Cittaceleste.it” në një shkrim të ditës së sotme kushtuar kapitenit të ekipit kuqezi, pranon se Lotito dëshiron vetëm largimin e lojtarit, i cili gjatë qëndrimit te Lazio nuk bindi. Një nga arsyet pse Lorik Cana nuk mund të mbyllë negociatat me klubet e interesuara në adresën e tij (Marseille dhe Schalke 04), janë sepse Lazio kërkon të përfitojë nga transferimi i tij.
Lotito dhe Tare kanë kërkuar të paktën një ekuilibër buxhetor në këtë rast, por në orët e fundit po diskutojnë që kjo nuk ndikon në buxhetin e skuadrës edhe po të kryhet transferimi. Në Romë ai kurrë nuk ka bindur. Është koha për t’i thënë lamtumirë, shkruhet në sajtin italian.

Tags:

No Comment to " Lacio e fal Lorik Canën "