CAS me anë të një letre zyrtare e ka shtyrë sërisht vendimin e rëndësishëm për ndeshjen Serbi-Shqipëri, e luajtur ne 14 tetor 2014.

Vendimi pritej të zbardhej më datën 12 qershor, tani do të presim zbardhjen më datën 10 korrik 2015. Ky është njoftimi i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 40-të, ndërsa tifozët serbë kishin pushtuar edhe fushën, ku edhe kishin sulmuar lojtarët shqiptarë. Shqipëri do të zbresë në fushë ditën e shtunë për t'u përballur me vendin mikpritës t^ kampionatit evropian 2016, Francën.

Tags:

No Comment to " Shtyhet sërish vendimi për Serbi-Shqipëri, ja kur do të jepet "